E premte, 14 Tet 2016
 
 
E premte, 08 Korrik 2011 22:54

Dificid-antibiotik i ri makrolid I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)
Dificid Më 27 maj 2011, FDA ka aprovuar fidaksomicinën (emri tregtar: Dificid) një bar makrolid me spektër të ngushtë që indikohet për tretman të diarresë së shkaktuar nga Clostridium difficile në të rriturit. Clostridium difficile (C. Difficile) është bakterie anaerobe, spore-formuese Gram-pozitive dhe shumëzimi i tepërt i këtyre specieve mund të shkaktojë diarre të rëndë dhe gjendje edhe ma të rënda intestinale, siç është koliti.

Klasa farmakologjike:

Antibiotik makrolid

Përbërësi aktiv:

Fidaksomicinë 200 mg: tableta.

Indikacionet:

Për tretman të diarresë së shkaktuar nga Clostridium difficile.

Farmakologjia:

Fidaksomicina është produkt i fermentimit i fituar nga Actinomycete Dactylosporangium aurantiacum. Është bar baktericid kundër C. Difficile in vitro, duke inhibuar sintezën e ARN-së përmes polimerazës ARN.

Klasifikimi legal:

Me recetë.

Dozimi:

Të rriturit:

≥18 vjeç: 200 mg dyherë në ditë gjatë 10 ditëve.

Fëmijët:

<18 vjeç: nuk rekomandohet.

Vërejtje/Masa sigurie:

Nuk është për tretman të infeksioneve sistemike (absorbim minimal sistemik). Shtatzania (Kat. B). Mëndeshat.

Reaksionet e përkundërta:

Pështirosja, vjellja, dhembja abdominale, hemorragjia GI, anemia, neutropenia.

Prodhues:

Optimer Pharmaceuticals
Lexo 1226 herë Modifikuar për herë te fundit më E premte, 08 Korrik 2011 22:56