Rivaroksaban aprovohet nga NICE për fibrilacion atrial
Rivaroksaban është regjistruar për përdorim në NHS (National Health System) në Angli dhe Uels në pacientët me fibrilacion atrial (AF). Në udhërrëfyesin e dhënë sot (23 maj 2012), Instituti Nacional për Shëndet dhe Ekselencë Klinike ka aprovuar rivaroksaban (Xarelto; Bayer) për të prevenuar sulmin në tru dhe embolizmin sistemik në të rriturit me AF jo-valvular dhe me ma shumë se një faktor risku.
Kapecitabin Krka-merr MA nga EMA
7 Maj 2012
Agjencia Europiane e Barnave-EMA i ka dhënë Autorizim për Marketing produktit medicinal Capecitabine Krka të prodhuesit Krka nga Sllovenia. Autorizimi për Marketing i është dhënë për fortësitë 150 mg, 300 mg dhe 500 mg.
Azitromicin-rrezik nga prolongimi i QT intervalit
FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.
Pirja e kafes zvogëlon mortalitetin
HealthDay News
Pirja e kafes është e shoqëruar me rrezik ma të ultë nga vdekja nga shumica e shkaqeve përveç kancerit, sipas studimit të publikuar në edicionin e 17 Majit në New England Journal of Medicine.