FDA është duke rishikuar rezulatet e këtij studimi dhe do të komunikojë informacion të ri për azitromicin dhe këtë studim ose rrezikun potencial të prolongimit të QT intervalit pasi që agjencia ta kompletojë rishikimin e saj. Azitromicini i takon grupit të barnave të klasit të antibakterialëve që quhen makrolide, të cilët kanë qenë të ndërlidhur me efekte kardiovaskulare; posaçërisht, prolongimin e QT intervalit. Në 2011, FDA ka rishikuar informacionit të etiketimit të barnave makrolide që kanë të bëjnë me prolongimin e QT intervalit dhe torsades de pointes. Sekcioni i Vërejtjeve dhe Paralajmërimeve të etiketës së barit Zmax (azitromicin me çlirim të zgjatur për suspenzion oral) është reviduar në Mars 2012 për të përfshirë informacionin e ri lidhur me prolongimin e QT intervalit, i cili duket të jetë i ultë. Etiketat e barnave për klaritromicin dhe eritromicin gjithashtu përmbajnë informacione lidhur me prolongim të QT intervalit në sekcionin e Vërejtjeve. FDA është në proces të azhurimit të informacionit të riskut në etiketimin e barit për barnat tjera antibakteriale makrolide. Profesionistët shëndetësor duhet të jenë të vëmendshëm për potencialin për prolongim të QT intervalit dhe aritmive të zemrës kur përshkruhen ose administrohen makrolidet.