E hanë, 20 Maj 2013
 
 
E premte, 05 Tetor 2012 06:16

Hapet solemnisht Kongresi i 100 vjetorit të FIP-it I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

4 Tetor 2012, Amsterdam, Holandë

Është hapur solemnisht Kongresi i 100 vjetorit të FIP-it. Ky është Kongresi i 72 me radhë që organizohet në baza vjetore.

Kongresin e hapi Lartmadhëria e Saj Mbretërore, princesha Margriet e Holandës. Pas saj foli Drejtori Gjeneral i Ministrisë së Shëndetësisë të Holandës Z. Leon van Halder.

 

Në vigjilje të hapjes foli edhe Presidenti i Shoqatës së Farmacistëve të Holandës Z. Jan Smits.

 

Në fjalimin tij, Michel Buschmann - Presidenti i FIP-it foli për historikun e themelimit dhe të zhvillimit të Federatës Internacionale Farmaceutike dhe rolin e saj në zhvillimin e shëndetësisë në nivel botëror si dhe ndihmën substanciale që ajo i ka dhënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke filluar nga përpilimi dhe nxerrja e Farmakopesë Internacionale, nomenklaturës së emrave gjenerik, të barnave, Praktikës së Farmacisë së Mirë dhe shumë iniciativave tjera.

Z. Buschmann trajtoi edhe çështjen e shpenzimeve për kujdes shëndetësor të cilat në nivel global kanë arritur shifrën prej 500 Miliardë US$ dhe ndërmarrjen e masave për parandaljen e tyre të mëtjeshme.

Në vazhdim të fjalimit të tij, Presidenti i FIP-it u fokusua në Vizionin 2020 për zhvillimin e farmacisë në nivel global dhe detyrat dhe sfidat kryesore të farmacistëve në të ardhmen. Ato, sipas Z. Buschman janë:

1. Transformimin e edukimit për të mbështetur marrjen e roleve të reja të farmacisitit

2. Zhvillimin  e bashkëpunimit interprofesional

3. Demonstrimit të vlerës së shtuar

4. Angazhimi në politikë-bërje

Gjatë hapjes solemne të Kongresit, u dhanë disa performansa artistike të baletit dhe muzikës klasike dhe pop.

Lexo 213 herë Modifikuar për herë te fundit më E premte, 05 Tetor 2012 14:28
Më shumë në këtë kategori: Perjeta-aprovohet nga FDA »