E premte, 14 Tet 2016
 
 
Banerat
E hanë, 14 Mars 2011 03:36

Benlysta-për lupus erythematosus I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(3 vota)
Image
Benlysta
10 Mars 2011. FDA ka aprovuar Benlysta (belimumab për injeksion; Human Genome Sciences and GlaxoSmithKline) për tretman të lupusit aktiv autoantitrupa-pozitiv (lupus erythematosus sistemik) në pacientët që marrin terapi standarde, përfshirë kortikosteroidet, antimalarikët, imunosupresivët dhe barnat antiinflamatore josteroidale.
Ky aprovim është bazuar në të dhënat nga dy studime klinike që kanë përfshirë 1,684 pacientë që kanë demonstruar që pacientët e trajtuar me Benlysta plus kujdes standard kanë përjetuar aktivitet ma të vogël të sëmundjes sesa ata të cilët kanë marrë placebo plus kujdes standard. Rezultatet kanë sugjeruar, por nuk kanë vërtetuar definitivisht, që disa pacientë të trajtuar me Benlysta kanë pasur me gjasë mërdhezje ma të reduktuara dhe që disa kanë reduktuar dozat e tyre të steroideve. Belimumab është bari antitrup monoklonal human që në mënyrë specifike njeh dhe inhibon aktivitetin biologjik të stimulatorëve të B-limfociteve ose BLyS. BLyS është proteinë natyrore e nevojshme për mbijetesë dhe maturim të qelizave B-limfocite në plazma B qeliza. Në lupus dhe disa sëmundje tjera autoimune, nivelet e ngritura të BLyS besohet që kontribuojnë në produksionin e autoantitrupave - antitrupave që atakojnë dhe shkatërrojnë indet e shëndosha të trupit të vet.
Lexo 4063 herë Modifikuar për herë te fundit më E martë, 10 Maj 2011 02:06