E hanë, 20 Maj 2013
 
 
E enjte, 24 Maj 2012 00:45

Rivaroksaban aprovohet nga NICE për fibrilacion atrial I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

Rivaroksaban është regjistruar për përdorim në NHS (National Health System) në Angli dhe Uels në pacientët me fibrilacion atrial (AF). Në udhërrëfyesin e dhënë sot (23 maj 2012), Instituti Nacional për Shëndet dhe Ekselencë Klinike ka aprovuar rivaroksaban (Xarelto; Bayer) për të prevenuar sulmin në tru dhe embolizmin sistemik në të rriturit me AF jo-valvular dhe me ma shumë se një faktor risku.

Para se të fillohet tretmani, duhet të bëhet një diskutim informues ndërmjet pacientit dhe klinicistit lidhur me rreziqet dhe leverditë e rivaroksibanit ndaj varfarinës, thuhet në udhërrëfyes. Për pacientët që tashmë marrin varfarinë, rreziku potencial dhe leverditë e kalimit në rivaroksaban duhet të merren në konsideratë në dritën e nivelit të kontrollit të koagulimit të këtyre pacientëve.

Lexo 428 herë Modifikuar për herë te fundit më E enjte, 24 Maj 2012 00:57