E shtunë, 15 Tet 2016
 
 
E shtunë, 09 Korrik 2011 00:11

Indakaterol-bronkodilator njëherë në ditë I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

Arcapta
Arcapta
1 Korrik 2011 – Food and Drug Administration (FDA) e ShBA sot ka aprovuar bronkodilator për përdorim njëherë në ditë - indakaterol maleat (Arcapta Neohaler, në ShBA dhe Onbrez në Europë, nga Novartis Pharmaceuticals) – për sëmundje kronike obstruktive pulmonare (SKOP) që premton aderencë ma të mirë të pacientit sesa bronkodilatorët që përdoren dy herë në ditë që janë në treg.

 

Indakaterol maleat është entitet i ri molekular në klasën e agonistëve β2-adrenergjik që ndihmon relaksimin e muskujve përreth rrugëve të frymëmarrjes për të prevenuar simptomat e SKOP-it siç janë fishkëllima dhe dispnea. FDA ka deklaruar që bari me veprim të gjatë nuk është i destinuar për tretman të astmës ose simptomave të SKOP të cilat janë të shpejta dhe të fuqishme.

Efektet ma të shpeshta të përkundërta janë shkuarja e hundës, dhimbja e fytit, kokëdhimbja dhe pështirosja.

Onbrez
Arcapta
Indakaterol maleat do të ketë kutinë e zezë (në ShBA) që paralajmëron se agonistët β2-adrenergjik me veprim të gjatë (LABA-ang) në vete rritin rrezikun nga vdekja e ndërlidhur me astmë.

Një panel këshillues i FDA në mars ka rekomanduar aprovimin e indakaterolit maleat pas 6 trialëve klinik konfirmues që kanë demonstruar sigurinë dhe efikasitetin e barit. Trialët kanë përfshirë gati 5500 pacientë 40 vjeçar e ma të vjetër me SKOP të cilët kanë pirë duhan së paku 1 pako cigare në ditë për 10 vjet dhe kanë shprehur rënje të moderuar-deri-të rëndë në funksionin e mushkërive.


Burimi: Medscape Pharmacist

http://www.medscape.com/viewarticle/745742?src=rss

Lexo 3511 herë Modifikuar për herë te fundit më E shtunë, 09 Korrik 2011 00:30