E martë, 18 Tet 2016
 
 
Banerat
E enjte, 23 Dhetor 2010 01:13

Echinacea si placebo I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)
Echinacea Sipas rezultateve nga një trial i randomizuar, placebo-i kontrolluar i publikuar në numrin e 21 Dhjetorit të Annals of Internal Medicine, përdorimi i formulacionit të rrënjës së terur të echinacea ka qenë i shoqëruar me rënje minore, jo-statistikisht signifikante në kohëzgjatje dhe peshë të simptomave të flamës.
Echinacea rëndom përdoret për të trajtuar flamën, por efikasiteti i saj vazhdon të debatohet. Tretmanet e mëparshme kanë qenë të dizajnuara mirë, por kanë pasur konkluzione me konflikte. Rezultatet e trialit të ndërmarrë nga Barret dhe kolegët sugjerojnë që marrja e echinacea në këtë formulacion dhe në ato doza nuk afekton kohëzgjatjen ose peshën e flamës. Kufizimet e studimit përfshijnë vetëm një lokacion gjeografik, vetëm një formaulcion të echinacea, ,mungesë të verifikimit të shkaktarit viral të sëmundjes dhe diversitet minimal etnik dhe racial. Echinacea mund të përgatitet si çaj, lëngë i presuar, tinkturë ose rrënjë e terur. Tri specie të echinacea rëndom janë përdorur për qëllime medicinale; preparatet e echinacea mund të përmbajnë një ose të gjitha këto specie, që mund të jetë arsye pse efektiviteti i echinacea mund të ndryshojë nga një produkt te tjetri.
Çka duhet të di pacienti: Tregoni pacientit që echinacea mund të ketë efekt të vogël leverdie, nëse e ka ndonjë, në reduktimin e peshës dhe kohëzgjatjes së flamës së zakonshme.
 
Burimi: www.pharmacist.com
Lexo 1507 herë Modifikuar për herë te fundit më E enjte, 23 Dhetor 2010 01:36