E martë, 18 Tet 2016
 
 
Banerat
E hanë, 01 Nandor 2010 19:54

Teflaro-antibiotik i ri I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

Image

29 Tetor 2010

Food and Drug Administration e SHBA sot ka aprovuar Teflaro (ceftarolin fosamil), një antibiotik injektues për tretman të të rriturve me pneumoni bakteriale të fituar në komunitet (PBFK-CABP) dhe infeksione akute bakteriale të lëkurës dhe strukturave lëkurore (IABLSL-ABSSSI), përfshirë Staphylococcus aureus meticilinë-rezistent (SAMR-MRSA).

Teflaro në bar antibakterial në klasën e barnave të njohura si cefalosporina, të cilat veprojnë duke interferuar me murin qelizor bakterial.

PBFK është infeksion bakterial që zhvillohet në mushkëri të pacientëve të cilët janë të ekspozuar ndaj bakterieve në ambientin e tyre normal, dhe jo në spital. IABLSL është infeksion bakterial i lëkurës dhe strukturave të lëkurës që kërkojnë tretman me antibiotik dhe mund të kërkojnë tretman kirurgjik.

SAMR është tip i bakterieve stafilokoksike që është rezistente në disa antibiotikë. Këta antibiotikë përfshijnë meticilinën dhe shumë antibiotikë tjerë të rëndomtë siç janë oksacilina, penicilina dhe amoksicilina. Në komunitet, infeksionet SAMR ma të rëndomta janë infeksionet e lëkurës. Infeksionet SAMR të rënda ose potencialisht jetë-kërcënuese shfaqen ma së shumti ndërmjet pacientëve në kontakt me ambientet e kujdesit shëndetësor, sipas Centers for Disease Control and Prevention.

“Këto janë infeksione serioze dhe potencialisht jetë-kërcënuese për të cilat janë të nevojshme opsione për tretmane të reja”, ka thënë Edward Cox, M.D., M.P.H.. drejtor, Zyra e Produkteve Antimikrobiale në Center for Drug Evaluation and Research të FDA. “FDA është e përkushtuar për të facilituar zhvillimin e barnave të reja të antibiotikëve”.

Siguria dhe efikasiteti i Teflaro është vlerësuar në katër trialë klinik të Fazës 3 në pacientë të moshës 18 vjeçar dhe ma të vjetër (dy prej të cilëve në PBFK dhe në IABLSL). Në PBFK trialët, tretmani krahasues antibakterial ka qenë Rocephin (ceftriaksoni) dhe në trialët IABLSL, tretmani krahasues antibakterial ka qenë Vancocin (vankomicina) plus Azactam (aztreonam).

Në PBFK trialët, 1231 pacientë të rritur kanë pranuar Teflaro ose Rocephin. Përgjigja klinike e bazuar në përmirësimet e shenjave dhe simptomave të pneumonisë në Ditën 4 të terapisë fillestare që ka shërbyer si pikëpërfundimtare kyçe e analizës. Në të dy trialët, efikasiteti i Teflaro ka qenë i krahasueshëm me Rocephin.

Në PBFK trialët, 1396 pacientë të rritur kanë pranuar Teflaro ose Vancocin plus Azactam. Përgjigja klinike, përfshirë ndërprerjen e përhapjes së lezioneve dhe mungesën e zjarrmisë në Ditën 3, ka shërbyer si pikëpërfundimtare kyçe e analizës. Në të dy trialë, Teflaro ka qenë i krahasueshëm me Vancocin plus Azactam.

Efektet e padëshirueshme ma së shumti të raportuara në pacientët e trajtuar me Teflaro kanë përfshirë diarrenë, pështirosjen dhe rashin. Teflaro nuk do duhet të përdoret në pacientët me ndjeshmëri ndaj antibiotikëve cefalosporinik.

Teflaro është vënë në treg nga Forest Laboratory me bazë në New York City.

Lexo 2155 herë Modifikuar për herë te fundit më E hanë, 01 Nandor 2010 20:00