E martë, 18 Tet 2016
 
 
E shtunë, 15 Janar 2011 11:33

Top 10 barnat e reja në SHBA në 2010 I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(2 vota)

XGEVA

Amgen, Inc.

 Klasa farmakologjike: Inhibitor i osteoklasteve (RANKL inhibitor)

Përbërësi(t) aktiv: Denosumab 120 mg/flakon (70 mg/mL); solucion për injeksion SC; pa konservans.

Indikacioni: Prevenca e ngjarjeve të ndërlidhura me skeletin (SRE) në pacientët me metastaza të eshtrave nga tumoret solide. Nuk është prevencë të SRE me mielomë multiple.

Në vazhdim do të gjeni produktet tjera.

 

GABLOFEN

CNS Therapeutics

 Klasa farmakologjike: Relaksues i muskujve (qendror), bar spazmolitik.

Përbërësi(t) aktiv: Baklofen 50 mdcg/mL, 500 mcg/mL, 2000 mcg/mL; për injeksion intratekal; pa konservans.

Indikacioni: Spazma të rënda me origjinë cerebrale ose spinale, kur baklofeni oral nuk është i përshtatshëm.

 

CYCLOSET

Santarus, Inc.

 Klasa farmakologjike: Agonist i dopaminës (ergot derivat)

Përbërësi(t) aktiv: Bromokriptinë (si mesilat) 0.8 mg; tableta.

Indikacioni: Shtesë për dietë dhe ushtrime, për të përmirësuar kontrollin glikemik në diabet të tipit 2.

 

 

 

ELLA

Watson Pharmaceuticals, Inc.

 Klasa farmakologjike: Agonist/antagonist i progesteronit.

Përbërësi(t) aktiv: Ulipristal acetat 30mg; tableta.

Indikacioni: Prevenca e shtatzënisë pas interkursit të pambrojtur ose të kontraceptivit të njohur ose të dyshuar. Mos të përdoret si kontraceptiv i rregullt.

 

 

 

KRYSTEXXA

Savient Pharmaceuticals

 Klasa farmakologjike: Enzim specifik i PEGiluar i acidit urik.

Përbërësi(t) aktiv: Peglotikaza 8mg/mL (si proteinë urikazë) në solucion fiziologjik të buferuar me fosfat; për infusion IV pas hollimit.

Indikacioni: Gihti kronik në pacientët e rritur – refraktar në terapi konvencionale.

 

 

 

 

BROMDAY

ISTA Pharmaceuticals

 Klasa farmakologjike: BAIJS

Përbërësi(t) aktiv: Bromfenak 0.09%, solucion oftalmik; përmban banzalkonium klorur, sulfit.

Indikacioni: Inflamacioni post-operativ dhe reduktimi i dhembjes okulare pas ekstraktimit të kataraktës.

 

 

 

 

 

PRADAXA

Boehringer Ingelheim Pharmaceuticals

 Klasa farmakologjike: Inhibitor direkt i trombinës.

Përbërësi(t) aktiv: Dabigatran eteksilat mesilat 75 mg, 150 mg; kapsula.

Indikacioni: Për të reduktuar rrezikun nga sulmi në tru dhe emboli në fibrilacion atrial jo-valvular.

 

 

 

 

 

BEYAZ

Bayer HealthCare

 Klasa farmakologjike: Kombinim i kontraceptivëve oral (progestinë + estrogjen) + folat.

Përbërësi(t) aktiv: Drospirenon 3mg + etinil estradiol (si betadeks klatrat) 20 mikrogram + levomefolat kalcium 0.451 mg (24 tableta roze); levomefolat kalcium 0.451mg (4 tableta ngjyrë portokalli të çelë).

Indikacioni: Kontracepcion oral. Çrregullimi disforik premenstrual (PMDD) në gratë të cilat kanë zgjedhur kontraceptiv oral për kontracepsion. Akne vulagris mesatare në gratë e moshës ≥14 të cilat kanë zgjedhur kontraceptiv oral për kontracepcion. Për të rritur nivelin e folateve në gratë të cilat kanë zgjedhur për përdorim kontraceptiv oral për kontracepsion.

 

PROVENGE

Dendreon Corporation

 Klasa farmakologjike: Imunoterapi autologe celulare.

Përbërësi(t) aktiv: Sipuleucel-T (qeliza autologe CD54+ të aktivizuara me PAP-GM-CSF); minimum 50 milion qeliza/dozë; suspenzion për infuzion IV).

Indikacioni: Kancer prostate asimptomatik ose minimalisht simptomatik metastatik kastracion-rezistent (refraktar në hormone).

 

 

GILENYA

Novartis Pharmaceuticals Corp

 Klasa farmakologjike: Sfingozinë 1-fosfat – receptor modulator.

Përbërësi(t) aktiv: Fingolimod (si HCl) 0.5 mg; kapsula.

Indikacioni: Për format e relapsit të sklerozës multiple (MS): Për të reduktuar shpeshtësinë e ekzacerbimeve klinike dhe për të vonuar akumulimin e paaftësisë fizike. 

Lexo 5611 herë Modifikuar për herë te fundit më E hanë, 14 Mars 2011 03:46