Mashkujt kanceri i të cilëve është zgjeruar përtej gjëndrës së prostatës, rëndom trajtohen me barna të cilat reduktojnë prodhimin e testosteronit. Kur kjo terapi dështon, opsioni i vetëm i aprovuar tash është kimioterapia me barin Taxotere (docetaksel), që shitet nga Sanofi-Aventis, por i cili gjithashtu dështon shpesh.
Bari i ri i kimioterapisë, kabazitaksel, mund të hyj në punë kur Taxotere nuk vepron më. Ai është testuar në 755 mashkuj nga 26 shtete, kanceri i të cilëve ka vazhduar progresin përkundër përdorimit të Taxotere.
Në trialin klinik, mashkujt që kanë marrë kabazitaksel kanë jetuar 15.1 muaj, krahasuar me 12.7 muaj për ata të cilët kanë marrë një bari tjetër kundër kanceri, mitoksantron, një diferencë që ka qenë statistikisht signifikante.
Ndonëse mitoksantron nuk është i aprovuar si tretman për kancerin e avancuar të prostatës, kërkuesit kanë thanë që ata besojnë që është më etike të krahasohet në bar i ri me një bar aktiv kundër kancerit sesa me placebo. Triali, në të cilin të gjithë pacientët gjithashtu kanë marrë prednizon, ka qenë i sponsorizuar nga Sanofi-Aventis.
Bari përfaqëson “në opsion të ri terapeutik për ata pacientë të cilët janë të vështirë për tu trajtuar”, ka thënë në konferencën telefonike të lajmeve Dr. Oliver Sartor, profesor në Tulane Cancer Center dhe hulumtues kryesor i trialit në Amerikën Veriore.
Ai ka thënë që rreth 15,000 deri 20,000 Amerikanë me kancer prostate të avancuar kanë qenë të trajtuar me Taxotere çdo vit, por që 27,000 Amerikanë vdesin çdo vit nga sëmundja.
Rezultatet e trialit do të prezentohen të premten në Simpoziumin e Kancerit Gjenitourinar në San Francisko, konferencë e sponsorizuar nga tri grupe medicinale.
Sanofi-Aventis ka thënë që shpreson të kompletojë aplikacionin e tij për Food and Drug Administration për aprovim të barit në pjesën e parë të këtij viti. Duke prezumuar fitimin e aprovimit, i cili do të mundësojë mbërritjen në treg kah fundi i vitit ose herët në vitin e ardhshëm.
Kabazitaksel ka efekte të padëshirueshme serioze. Ai ul qelizat të cilat luftojnë infeksionet dhe mund të çojë deri te ethet në 7.5 përqind të pacientëve krahasuar me 1.3 përqind të cilët kanë marrë mitoksantron.
Kabazitaksel është taksan, një klasë e barnave e cila gjithashtu përfshin Taxol, që shitet si gjenerikë si paklitaksel dhe Taxotere, gjithashtu i njohur si docetaksel.
Kabazitaksel është zhvilluar që të veprojë në qelizat e kancerit të cilat bëhen rezistente në taksanet tjera.