E shtunë, 30 Dhe 2017
 
 
Krizotinib-për subgrup të kancerit të mushkërive pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 
Lajme - Lajmet më të reja
E shtunë, 24 Shtator 2011 04:25
krizotinib
krizotinib
 FDA - Krizotinib, një inhibitor kinaze i prodhuar nga Pfizer, është aprovuar në 26 Gusht për tretman të karcinomës së qelizave jo të vogla të mushkërive  lokalisht të avansuar ose metastatike në njerëzit të cilët kanë të shprehur një gjen abnormal të kinazës së limfomës anaplastike (ALK).

Sipas Pfizer, krizotinib kapsulat orale janë tash në dispozicion  nga barnatoret e specializuara me emrin tregtar Xalkori.

Testi diagnostik i bërë nga Abbott është aprovuar bashkë me barin për të identifikuar pacientët qelizat e kancerit të të cilëve shprehin gjenin abnormal ALK dhe sipas gjasave do të përgjigjen në terapi. Pfizer llogarit që 3-5% e karcinomës së qelizave jo të vogla të mushkërive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës shfaqet në pacientët me gjenin ALK abnormal, duke prekur 6.500-11.000 njerëz në vit,

Sipas etiketimit për krizotinib, bari inhibon ALK dhe tirozinë kinazat tjera, duke përfshirë ato që ndërlidhen me ekspresionin e proteinave të fuzionit onkogjenik.

Në studimet klinike, tretmani dy herë në ditë me krizotinib ka rezultuar në tkurrje parciale ose të plotë të indit tumoral për gati një vit në së paku gjysmën e pacientëve me kancer të qelizave jo të vogla të mushkërive.

Nuk dihet nëse tretmani me krizotinib rezulton me jetë ma të gjatë ose shëndet të përmirësuar për pacientët me karcinomë të qelizave jo të vogla të mushkërive. FDA ka kërkuar nga Pfizer që të ndërmerr studime klinike të postmarketingut për të vlerësuar këto rezultate.

Doza e rekomanduar e krizotinibit është 250 mg dy herë në ditë me ose pa ushqim për sa kohë që shihet leverdi klinike.

Sipas të dhënave të barit, reduktimi i dozës në 200 mg dy herë në ditë ose ndërprerja permanente e terapisë mund të kërkohet në bazë të testeve hematologjik, funksionit të mëlçisë ose abnormaliteteve të ritmit të zemrës. Terapia duhet të ndërpritet në mënyrë permanente në pacientët e diagnostikuar me penumonit gjatë tretmanit me krizotinib.

Në trialët klinik, ngjarjet e padëshirueshme ma së shpeshti të raportuara ndërmjet marrëve të krizotinibit kanë qenë çrregullimet e të pamurit, pështirosja, diarreja, vjellja, edema dhe konstipacioni.

Sipas të dhënave për barin, koadministrimi i krizotinibit dhe inhibitorëve të fuqishëm ose induktorëve të citokromit P-450 (CYP) izoenzimeve 3A duhet të shmanget. Pacientët duhet të shmangin grejpfrutin dhe lëngun e tij gjatë terapisë me krizotinib.

Të dhënat e barit thonë që pacienti mund të kenë nevojë për dozim të reduktuar të barnave që janë CYP3A substrate gjatë tretmanit me krizotinib. Koadministrimi i krizotinibit dhe CYP3A substrateve që kanë të ashtuquajtur indeks të ngushtë terapeutik duhet të shmanget.

Krizotinib është në dispozicion si 200 dhe 250 mg kapsula në shishe prej 60 copa. Bari duhet të ruhet në temperaturë të kontrolluar dhome.

Share