Domperidon -Aritmi serioze ventrikulare dhe vdekje kardiake e papritur |
Lajme - Farmakovigjilencë | |||||
E hanë, 25 Mars 2013 14:36 | |||||
Domperidon - Aritmi serioze ventrikulare dhe vdekje kardiake e papritur Australi. Administrata e të mirave terapeutike (AMT)(TGA) ka këshilluar profesionistët e kujdesit shëndetësor që domperidoni (Motilium®) do të duhej të përdoret në dozën më të vogël të mundshme tek të rriturit. Studimet e fundit epidemiologjike kanë treguar se përdorimi i doperidonit mund të shoqërohet me një rritje të rrezikut për aritmi ventrikulare serioze apo vdekje kardiake të papritur, veçanërisht në pacientët që marrin doza të përditshme mbi 30 mg dhe te pacientët mbi moshën 60 vjeçare.
Pacientët do të duhet të këshillohen që të ndalojnë së përdoruri domperidon dhe të kërkojnë përkujdesje mjekësore të menjëhershme nëse fillojnë të kenë shenja apo simptoma jo normale të shkallës së rrahjeve apo ritme jo normale të zemrës gjatë përdorimit të domperidonit. Këtu përfshihen edhe marramendja, konvulsioni apo edhe sinkopa.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor janë të këshilluar që: Domperidoni është i kundërindikuar me ketokonazol, eritromicin apo inhibitorë CYP3A4 tjerë të fortë të cilët zgjasin intervalin e QTc sikur flukonazoli, vorikonazoli, klaritromicina dhe amiodaroni. Domperidoni do të duhej të përdorej me kujdes dhe në dozën më të vogël efektive në pacientët që janë më të rrezikuar siç janë: • Ata të cilët kanë prolongim ekzistues të intervaleve përcjellëse kardiake (veçanërisht të intervalit QT) • Ata të cilët janë duke përdorur fuqishëm inhibitorët CYP3A4 të cilët mund të rritin nivelin e plazmës se domperidonit siç është itrakonazoli, amprenaviri, nelfinaviri, ritonaviri, sakuinaviri, diltiazemi, verapamili dhe aprepitanti. • Ata të cilët kanë çrregullime të konsiderueshme të elektroliteve (p.sh. hipokalemia, hipomagnezemia) • të cilët kanë sëmundje themelore kardiake siç janë insuficienca kongjestive e zemrës. Doza e domperidonit mund të rritet me kujdes për të arritur efektin e dëshirueshëm siç nevojitet. Përfitimi i pritshëm nga rritja e një doze do të duhet të tejkaloj rreziqet potenciale. Doza maksimale e domperidonit është 80 mg. Domperidoni nuk duhet të përdoret te fëmijët. Informacioni për produktin për domperidonin është përditësuar për të përfshirë dozimin e ri të barnave dhe rekomandimet për përdorim për veç informacionit rreth rrezikut nga aritmia ventrikulare serioze dhe vdekja kardiake e papritur. (See WHO Pharmaceuticals Newsletter No.2, 2012 and No. 2, 2007 for association with serious ventricular arrhythmias and sudden cardiac death in Canada). Reference: Medicines Safety Update Vol 3, No. 6, December 2012 (www.tga.gov.au).
|