E shtunë, 30 Dhe 2017
 
 
Banerat
Abirateron-bar oral për kancer prostate pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 
Lajme
E premte, 23 Shtator 2011 19:40

abirateron
abirateron
Një bar oral i ri është lansuar nga Janssen për tretman të kancerit të prostatës.

Abirateron (Zytiga) është i indikuar për përdorim me dozë të ultë të prednizonit ose prednizolonit për tretman të kancerit metastazik rezistent në kastracion të prostatës në burrat e rritur sëmundja e të cilëve ka progreduar ose pas regjimit kimioterapeutik të bazuar në docetaksel. 

Bari është inhibitor i biosintezës së androgjeneve që inhibojnë citokromin P450 17A1 kompleks i enzimeve përgjegjëse për prodhimin e androgjeneve.

Rezultatet e studimit multicentrik të fazës III placebo-të-kontrolluar, kanë treguar që pacientët e trajtuar me abirateron në kombinim me prednizon ose prednizolon (n=1,195) kanë pasur medianë të rritjes mujore prej 3.9 muajsh në mbijetesën e përgjithshëm (P<0.0001). Reaksionet e padëshirueshme shumë të shpeshta (=1/10) në bar përfshijnë edemën periferike, hipokalieminë, hipertensionin dhe infeksionet e traktit urinar. Instituti Nacional për Shëndet dhe Ekselencë Klinike pritet të kompletojë vlerësimin e tij në Maj 2012.

Informacion për produktin

Veprimi: Inhibitor i biosintezës së androgjeneve 

Doza: Doza e rekomanduar është 1,000 mg (katër tableta 250 mg) njëherë në ditë.

Abirateron duhet të merret së paku dy orë pas shujtës dhe asnjë ushqim nuk duhet të merret një orë pas marrjes së tabletës.

Lista e çmimit: 120 x 250 mg tableta, 2930 funta britanike.

Burimi: Pharmaceutical Journal

Share