E enjte, 28 Dhe 2017
 
 
Eylea-aprovohet për AMD pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 4
DobëtMirë 
Lajme
E martë, 22 Nandor 2011 12:24

Eylea
Eylea
21 Nëntor 2011 Regeneron ka njoftuar që FDA ka aprovuar Eylea (injeksion aflibercept) për tretman të degjenerimit makular neovaskular (të lagësht) të ndërlidhur me moshën (AMD).

Aprovimi i Eylea është fituar nën Rishikimin e Prioriteteve të dy studimeve të randomizuara, multicentrik, dyfish të verbëra, aktivisht të kontrolluara të Fazës 3. Në këto studime, Eylea i dozuar tetë javë, pas injeksioneve iniciale mujore, ka qenë ekuivalent me kujdesin standard, të Lucentis (ranibizumab injeksione, Genentech) i dozuar çdo katër javë, siç është matur nga pika primare përfundimtare i mbajtjes së mprehtësisë vizuale (ma pak se 15 shkronja të humbjes së të pamurit në kartën e syrit) gjatë 52 javëve. Eylea do të jetë së shpejti në dispozicion si flakon njësor për përdorim në sy që përmban aflibercept 40 mg/mL solucion për injeksion intravitreal. 

Për ma shumë informacione vizitoni www.regeneron.com

Burimi: Monthly Prescribing Reference

Share