Në vigjilje të hapjes foli edhe Presidenti i Shoqatës së Farmacistëve të Holandës Z. Jan Smits.
Në fjalimin tij, Michel Buschmann - Presidenti i FIP-it foli për historikun e themelimit dhe të zhvillimit të Federatës Internacionale Farmaceutike dhe rolin e saj në zhvillimin e shëndetësisë në nivel botëror si dhe ndihmën substanciale që ajo i ka dhënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë duke filluar nga përpilimi dhe nxerrja e Farmakopesë Internacionale, nomenklaturës së emrave gjenerik, të barnave, Praktikës së Farmacisë së Mirë dhe shumë iniciativave tjera.
Z. Buschmann trajtoi edhe çështjen e shpenzimeve për kujdes shëndetësor të cilat në nivel global kanë arritur shifrën prej 500 Miliardë US$ dhe ndërmarrjen e masave për parandaljen e tyre të mëtjeshme.
Në vazhdim të fjalimit të tij, Presidenti i FIP-it u fokusua në Vizionin 2020 për zhvillimin e farmacisë në nivel global dhe detyrat dhe sfidat kryesore të farmacistëve në të ardhmen. Ato, sipas Z. Buschman janë:
1. Transformimin e edukimit për të mbështetur marrjen e roleve të reja të farmacisitit
2. Zhvillimin e bashkëpunimit interprofesional
3. Demonstrimit të vlerës së shtuar
4. Angazhimi në politikë-bërje
Gjatë hapjes solemne të Kongresit, u dhanë disa performansa artistike të baletit dhe muzikës klasike dhe pop.
4 Tetor 2012, Amsterdam, Holandë


FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.
