Klopidogrel-Interakcione me IPP |
![]() |
![]() |
![]() |
Lajme - Farmakovigjilencë | |||||
E diel, 23 Gusht 2009 19:00 | |||||
![]() clopidogrel Dallimi në efektivitet mund të jetë për shkak të dallimeve gjenetike në mënyrën se si organizmi metabolizon klopidogrel-in, ose për shkak të bashkadministrimit të barnave që mund të ndërhyjnë me metabolizmin e klopidogrel-it. Klopidogrel-i është bar kundër agregimit të trombociteve i autorizuar për të parandaluar ngjarjet e aterotrombozës te pacientët që vuajnë nga infarkti i miokardit, goditja iskemike ose sindroma akute koronare, ose ata në rrezik nga këto probleme. Klopidogrel është një "pro-bar" që do të thotë se më parë duhet të metabolizohet nga ana e organizmit para se të jetë biologjikisht aktiv dhe të ketë efekt në parandalimin e agregimit të trombociteve. IMB thotë se vlerësimi i të gjitha të dhënave në dispozicion aktualisht është në proces dhe ka këshilluar profesionistët e kujdesit shëndetësor të jenë të vëmendshëm për ndërveprimin ndërmjet klopidogrel-it dhe inhibitorëve të pompës protonike (IPP) dhe potencialisht për të rritur ngjarje të padëshirueshme të zemrës si infarkti akut i miokardit.Dhënësi i kujdesit shëndetësor duhet të vazhdojë të përshkruajë klopidogrel për shkak të dobisë të demonstruar në parandalimin e trombozës së gjakut, por ata duhet të ri-vlerësojnë nevojën për fillimin ose vazhdimin e trajtimit me një IPP (p.sh. omeprazol, lansoprazol, pantoprazol, rabeprazol, dhe esomeprazol) te pacientët që marrin klopidogrel.Reference: Advisory, Warning and RecallNotices, IMB, 12 May 2009 www.imb.ie.
|