E mërkurë, 18 Kor 2012
 
 
E premte, 08 Korrik 2011 23:32

Propilen glikoli-dermatiti alergjik kontakti I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

Propilen glikol
Propilen glikol
Shkaktar shpesh i padetektuar i dermatitit alergjik kontakti në pacientët që përdorin kortikosteroide topikale

Propilen glikoli (PG) konsiderohet të jetë përbërës i gjithëpranishëm i formulacioneve i përdorur në produktet për përkujdes personal dhe preparate farmaceutike. Ai është komponim organik që gjendet rëndom në kortikosteroide topikale (KT). Reaksionet lëkurore në PG në të shumtën janë irrituese, por dermatiti alergjik kontakti në PG është i dokumentuar mirë. Kosenzitizimi në PG dhe KT mund të shfaqet, duke bërë sfiduese zgjedhjen e kortikosteroideve topikale në pacientët alergjik në PG.

Propilen glikoli (PG) është lëng pa ngjyrë, viskoz, gati pa aromë që përdoret si produkt intermediar për sintezën e kimikateve tjera. Ai është ekscipient multifunksional që përdoret në shumë produkte si solvent, vehikulum, humektant ose emulzifikues. Vehikulumet për preparatet kortikosteroidale rëndom përfshijnë PG për thellimin e penetrimit në stratum corneum. Si shtesë e steroideve topikale. PG gjitashtu mund të gjendet në preparatet tjera farmakologjike topikale, përfshirë antibiotikët, antimikotikët, benzoil peroksid dhe emolientët. Reaksionet lëkurore në PG janë të njohura që nga viti 1952.

Për ma shumë klikoni (nëse jeni të regjistruar në Medscape): http://www.medscape.com/viewarticle/742812?src=rss

Lexo 339 herë Modifikuar për herë te fundit më E premte, 08 Korrik 2011 23:35