E mërkurë, 18 Kor 2012
 
 
E martë, 10 Maj 2011 01:33

Topiramat-çarje e buzës dhe qiellzës I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

topiramat
topiramat
FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët shëndetësor dhe pacientët për rritje rreziku nga zhvillimi i çarjes së buzës dhe/ose çarjes së qiellzës në foshnjat e lindura nga gratë e trajtuara me topiramat gjatë shtatzanisë.

Topiramati është bar antikonvulzant që është aprovuar për përdorim si i vetëm ose me barna tjera për të trajtuar pacientët me epilepsi të cilët kanë disa tipe të veçanta të konvulsioneve.Topiramati gjithashtu ëshët i parovuar për përdorim për të prevenuar kokëdhimbjet migrenike. FDA e ShBA shpjegon që të dhënat nga Regjistri i Shtatzanisë i North American Antiepileptic Drug (NAAED), një grup që mbledh informacione lidhur me rezultatet e foshnjave të porsalindura nga gratë e trajtuara me barna antiepileptike gjatë shtatzanisë, indikojnë rritje të rrezikut nga çarjet orale në foshnjat e ekspozuara në monoterapi topiramati gjatë trimestrit të parë të shtatzanisë.Për shkak të rrezikut të rritur për çarje orale, topiramati është vendosur në Kategorinë e Shtatzanisë D, që do të thotë që ekziston evidencë pozitive e rrezikut fetal e bazuar në të dhënat humane, por leverdia e barit në gratë shtatzana mund të tejkalojë rrezikun në raste të caktuara. Udhëzimi për përdorimin e barit dhe informacioni për përshkrimin e topiramatit do të azhurohen me informacione të reja.FDA e ShBA këshillon që leverditë dhe rreziqet e topiramatit do duhej të maten me kujdes kur përshkruhet ky bar te gratë e moshës fertile, posaçërisht për gjendjet që nuk janë zakonisht të ndërlidhura me dëmtim permanent ose vdekje. Barnat alternative të cilat kanë rrezik ma të ultë të çarjes orale dhe rezultate tjera të lindjes do duhej të konsiderohen për këta pacientë. Nëse është marrë vendim për përshkrim të topiramatit te gratë e moshës fertile, profesionistët shëndetësor do duhej të rekomandojnë kontracepsion efektiv për gratë të cilat nuk planifikojnë shtatzani, duke mbajtur në mend potencialin për ulje të ekspozimit hormonal në efikasitetin kontraceptiv kur përdoren mjetet e kontrollit të lindjes që përmbajnë estrogjen bashkë me topiramat.

Çarjet orale shfaqen në trimestrin e parë të shtatzanisë para se shumë gra të marrin vesh se janë shtatzana.

Burimi: WHO Newsletter, No.2, 2011

Lexo 418 herë Modifikuar për herë te fundit më E martë, 10 Maj 2011 01:42

Artikuj të përngjashëm (nga tag'et)