E shtunë, 15 Sht 2012
 
 
E mërkurë, 30 Nandor 2011 04:18

Erwinaze-për leukemi akute limfoblastike I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)

EUSA Pharma ka njoftuar që FDA ka aprovuar barin e tyre bonjak Erwinaze (asparaginaza Erwinia chrysantemum) për tretman të leukemisë akute limfoblastike (ALL) në pacientët me tejndjeshmëri në aspariginazën e derivuar nga E. coli.

Ky aprovim është i bazuar në rezulatet e studimeve klinike në 630 pacientë me ALL. Në studimin kryesor të efikasitetit në 58 pacientë, 100% të pacientëve të vlerësuar kanë arritur pikën përfundimtare primare të aktivitetit të aspariginazës.

Erwinaze është enzim i aspariginazës që ulë nivelin e aspariginazës në qarkullimin e gjakut. Aspariginaza është esenciale për rritjen e qelizave dhe heqja e saj nga gjaku inhibon rritjen e qelizave që shoqërohen me leukeminë akute limfoblastike. Erwinaze është e indikuar si pjesë integrale e regjimit të shumëfishtë me barna për tretman të pacientëve me ALL të cilët zhvillojnë tejndjeshmëri në produktet e deritashme që derivohen nga E. coli.

Erwinaze është në dispozicion si 10, 000 IU aspariginaza Erwinia chrysanthemi për një flakon.

Për ma shumë informacione vizitoni www.erwinaze.com

Lexo 194 herë Modifikuar për herë te fundit më E enjte, 01 Dhetor 2011 01:23