Arkiva
-
Dhetor, 2010
-
Shtator, 2010
-
Maj, 2010
-
Mars, 2010
-
Shkurt, 2010
-
Dhetor, 2009
-
Nandor, 2009
-
Tetor, 2009
-
Shtator, 2009
-
Gusht, 2009
|
Klopidogrel me omeprazol- të shmangen |
|
|
|
Lajme
|
nga Lulzim Sharapolli
|
E mërkurë, 18 Nandor 2009 12:19 |
 Clopidrogrel SILVER SPRING, Md - 17 Nëntor, 2009 - FDA (Administrata e Barnave dhe Ushqimit) të SHBA-së ka paraqitur të dhëna të reja që tregojnë se inhibitorët e pompës protonike (IPP) omeprazoli (Prilosec / Prilosec OTC) zvogëlon efektin e klopidogrelit (Plavix) në gjak kundër mpiksjes nga pothuajse për gjysmë kur këto dy barna janë marrë nga pacienti i njëjtë. Pacientët në rrezik për sulm në zemër ose tru që përdorin klopidogrel për të parandaluar mpiksjen e gjakut nuk do të kenë efekt të plotë të këtij bari, nëse ata gjithashtu janë duke marrë omeprazol, prandaj, FDA rekomandon që duhet të shmanget bashkadministrimi i omeprazolit dhe klopidogrelit.
 Prilosec Rekomandimet e reja, të përditësuara nga janari i 2009 me Early Communication, janë të bazuara në rezultatet e studimeve nga prodhuesit e klopidogrelit. Studimet vërtetojnë se bashkadministrimi i omeprazolit me klopidogrel ka rezultuar me ulje të nivelit të metabolitit aktiv të klopidogrelit, që zvogëlon efektin antikoagulant të klopidogrelit.
Omeprazoli inhibon enzimin (CYP2C19) që metabolizon barin, i cili është përgjegjës për konvertimin e klopidogrelit në metabolitin e tij aktiv. Studimet e reja kanë krahasuar sasinë e metabolitit aktiv të klopidogrelit në gjak dhe ndikimit të tij mbi trombocitet në pacientët të cilët marrin klopidogrel plus omeprazol kundrejt atyre që marrin vetëm klopidogrel. Një zvogëlim i nivelit të metabolitit aktiv prej rreth 45% është gjetur në ata të cilët kanë marrë klopidogrel me omeprazol në krahasim me ata që marrin vetëm klopidogrel. Efekti i klopidogrelit në trombocite u zvogëlua për më shumë se 47% në pacientët që marrin klopidogrel dhe omeprazol së bashku. Këto reduktime u panë kur barnat ishin dhënë në të njëjtën kohë ose 12 orë më vonë.
Meqenëse niveli i inhibimit ndërmjet IPP të tjerë ndryshon, është e panjohur se në çfarë sasie IPP të tjerë mund të interferojnë me klopidogrel. Megjithatë, esomeprazoli (Nexium), një IPP që është një komponentë e omeprazolit, inhibon CYP2C19 dhe duhet gjithashtu të shmanget në kombinim me klopidogrel.
Barnat tjera që zvogëlojnë aciditetin e stomakut, sikurse që është ranitidina (Zantac), famotidina (Pepcid), nizatidina (Axid), ose antacidet, nuk pritet që të interferojnë me aktivitetin antikoagulant të klopidogrelit sepse ato nuk e inhibojnë aktivitetin e CYP2C19. Megjithatë, cimetidina (Tagamet/ Tagamet HB) bënë inhibimin e aktivitetit të CYP2C19 dhe nuk duhet të përdoret.
Përveç cimetidinës, barnat tjera që janë inhibitorë të fuqishëm të enzimit CYP2C19 do të pritet të kenë një efekt të ngjashëm dhe duhet të shmanget kombinimi me klopidogrel. Këto përfshijnë flukonazolin (Diflucan), ketokonazolin (Nizoral), vorikonazolin (VFEND), etravirinën (Intelence), felbamatin (Felbatol), fluoksetinën (Prozac, Sarafem, Symbyax), fluvoksaminën (Luvox), dhe tiklopidina (Ticlid).
Sanofi-Aventis dhe Bristol-Myers Squibb, krijuesit e Plavix-it (klopidogrel), janë duke bërë azhurnimin e etiketimin e këtij bari me detajet e studimeve dhe po kryejnë studime të mëtejme që do të përforcojnë studimet e ndërveprimeve të barnave me klopidogrel.
Derisa informacionet e mëtejshme do të jenë në dispozicion, FDA rekomandon në vazhdim: • Përdorimi i njëkohshëm i omeprazolit dhe klopidogrelit duhet të shmanget për shkak të nivelit të efektit të metabolitit aktiv të klopidogrelit dhe aktivitetit antikoagulant. Pacientët në rrezik për sulm në zemër ose tru, të cilëve u është dhënë klopidogreli për të parandaluar mpiksjen e gjakut, nuk mund të mbërrijnë efekt të plotë mbrojtës antikoagulant nëse ata gjithashtu marrin omeprazol me recetë ose në formë OTC. • Ndarja e dozimit të klopidogrelit dhe omeprazolit përgjatë kohë nuk do ta pakësojë këtë ndërveprim të barnave. • Barnat tjera që duhet të shmangen në kombinim me klopidogrel sepse ato mund të kenë një ndërveprim të ngjashëm ku përfshihen esomeprazoli, cimetidina, flukonazoli, ketokonazoli, vorikonazoli, etravirina, felbamati, fluoksetina, fluvoksamina, dhe tiklopidina. • Në këtë moment FDA nuk ka informata të mjaftueshme për ndërveprime të barnave mes klopidogrelit dhe IPP të tjerë përveç omeprazolit dhe esomeprazolit për të bërë rekomandime specifike për bashkadministrimin e tyre. Profesionistët shëndetësor dhe pacientët duhet të marrin parasysh të gjitha opsionet e trajtimit me kujdes para fillimit të terapisë. • Nuk ka asnjë dëshmi se barnat tjera që zvogëlojnë aciditetin në stomak, siç janë shumica e H2 bllokuesëve ranitidinë (Zantac), famotidinë (Pepcid), nizatidinë (Axid), përveç cimetidinës (Tagamet dhe Tagamet HB - një inhibotor i CYP2C19), ose antacidet interferojnë me aktivitetin antikoagulantë të klopidogrelit. Ranitidina dhe famotidina janë në dispozicion me recetë dhe OTC për të qetësuar dhe për të parandaluar urthin dhe antacidet janë në dispozicion si OTC për lehtësimin e urthit. • Bisedoni me pacientët tuaj për barnat OTC që ata i marrin. Jeni të vëmendshëm se pacientët mund të marrin forma të omeprazolit dhe cimetidinës që nuk përshkruhen.
FDA do të vazhdojë të hetojë ndërveprimet e barnave tjera me klopidogrel. FDA planifikon që paraqitjen e kësaj çështje të paraqes në mbledhjen e ardhshme të Bordit Mbikëqyrës të Sigurisë për Barna të FDA-së në Nëntor. Agjencia do të komunikojë çdo rekomandim të mëtejshëm ose përfundime posa të jenë në dispozicion informacionet shtesë. Burimi: FDA
|
|
first prev next last start stop
Nga artikujt
Small Company – Smart Solutions PHARMAKS is Agency for publication, marketing, counselling and regulatory affairs for Kosova medicine, medical device and food supplement market. PHARMAKS is dealing in Marketing Authorization Application according to national and EU regulatory requirements and procedures (medicinal products) or registrations (herbal medicinal products and food supplements) and notification or certification processes (medical devices). We are also producing Summary Product Characteristics and Patient Information Leaflets of medicines according to national and EU rules. PHARMAKS professional team includes highly experienced pharmacists, physicians and health related professionals. PHARMAKS is leading agency in Kosova for professional translation in the fields of pharmaceuticals and medicine. More than 20 world known pharmaceutical companies were our clients: Sanofi-Aventis, Sanofi-Pasteur, Hoffmann La Roche, Boehringer Ingelheim, Bayer, AstraZeneca, Abbot Laboratories, Abbot, Dr. Falk Pharma, Johnson & Johnson, Jansen-Cilag, Nycomed, Engelhard, Natural Wealth, Bosnalijek, Jadran Galenski Laboratorij, Hemofarm, Novit Pharm, Actavis, Merck KGaA, Merck Serono, Berlin Chemie - Menarini Group, Solvay Pharma, Nivea, etc. PHARMAKS was first to translate from English into Albanian Glossary of pharmaceutical forms of EDQM. Reliability, accuracy, trustfulness and professionalism are our added values in relations with our clients. Portfolio of PHARMAKS: - Marketing Authorization Applications and procedures
- Professional translations (pharmaceutical, medical, legal, etc)
- Pharmaceutical and medical regulatory affairs
- Pharmaceutical and medical marketing
- Continual health professional development
PharmINDEX 2009 – was the bestselling pharmaceutical and medicinal book in Republic of Kosova in 2009. Our website www.pharmaks.com is most visited portal for pharmacy and medicine in Albanian language. PHARMAKS is agency you can ever trust. Address: Ulpiana D9/3/2 Prishtinë Republic of Kosova Phone/fax: +381 38 55 11 47 mobile phone: +377 44 166 590, +377 44 138 254, +386 49 166 590, + 386 49 138 254 email:
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
,
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
,
Ky email po mbrohet prej spambots-ave, të duhet JavaScript me e pa
website: www.pharmaks.org
Shkruar më E enjte, 19 Gusht 2004 21:11
në Uncategorized
Lexo 4974 herë
Avastin-FDA revokim për kancer gjini
Paralajmërim sigurie: Komisioneri i FDA, Margaret A. Hamburg, MD, ka revokuar aprovimin e Avastin'ës (bevacizumab; Genentech) për tretman të kancerit të gjinit pas konkludimit që bari nuk ka qenë i sigurt dhe efektiv për atë përdorim. Shikoni këtu
Shkruar më E martë, 22 Nandor 2011 22:29
në Flash lajme
Lexo 717 herë
Azitromicin-rrezik nga prolongimi i QT intervalit
FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.
Shkruar më E shtunë, 19 Maj 2012 02:02
në Farmakovigjilencë
Lexo 580 herë
Lexo më shumë ...
SSRI-dozat e larta dhe aritmitë
citalopram
24 gusht, 2011 – Antidepresanti citalopram (Celexa, Forest Laboratories) nuk duhet të përdoret në doza më të larta se 40 mg në ditë për shkak të shqetësimeve se ai mund të shkaktojë ndryshime potencialisht fatale në ritmin e zemrës, paralajmëron Food and Drug Administration (FDA) e SHBA.
Shkruar më E martë, 22 Nandor 2011 21:41
në Farmakovigjilencë
Lexo 978 herë
Lexo më shumë ...
Ondansetron-rrezik i mundshëm për QT prolongim
FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për rishikimin e sigurisë që është duke vazhduar për Zofran (ondansetron; GlaxSmithKline) për shkak të rrezikut të shtuar për zhvillimin e prolongimit QT, i cili mund të çojë deri te ritmi i zemrës abnormal dhe potencialisht fatal (përfshirë edhe Torsades de pointes).
Shkruar më E hanë, 19 Shtator 2011 05:15
në Farmakovigjilencë
Lexo 941 herë
Lexo më shumë ...
|