E enjte, 28 Dhe 2017
 
 
Lantus - studime observacionale pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 2
DobëtMirë 
Lajme
E martë, 18 Gusht 2009 11:45

Lantus
Lantus
FDA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe pacientët që është në dijeni për katër studime observacionale të publikuara së fundmi të cilat vështrojnë përdorimin e Lantus (insulinë glarginë) dhe rrezikut të mundshëm për kancer te pacientët me diabet.

Tri nga katër studime sugjerojnë një rritje të shtuar për kancer të shoqëruar me përdorim të Lantus. Bazuar në të dhënat e tashme në dispozicion, FDA rekomandon që pacientët nuk do të duhej të ndërpresin terapinë e tyre me insulinë pa konsultim me mjekun, pasi që nivelet e pakontrolluara të sheqerit në gjak mund të kenë efekte të padëshirueshme serioze imediate poashtu edhe afatgjata.

 

FDA tash është duke shqyrtuar shumë burime të të dhënave të sigurisë për Lantus, përfshirë edhe këto studime observacionale, të dhënat komplete nga të gjithë trialët klinikë dhe informacionet lidhur me trialët klinikë që janë duke vazhduar, për të kuptuar rrezikun, nëse ekziston ndonjë, për kancer të shoqëruar me përdorim të Lantus. Diskutimet janë duke vazhduar edhe ndërmjet FDA dhe fabrikuesit të Lantus lidhur me atë nëse do të duhen të kryhen studime shtesë për të vlerësuar sigurinë dhe efikasitetin e këtij bari. FDA do të komunikojë rezultatet e shqyrtimit te publiku, si të jetë e përshtatshme, sipas zhvillimit të këtij shqyrtimi.

Burimi: FDA MedWatch

Share