clopidogrel
Bordi Irlandez i Barnave (IMB) ka kumtuar këshilla të përkohshme në lidhje me përdorimin e klopidogrel-it, në vijim të Publikimit të raporteve duke sugjeruar se është më pak efektiv te disa pacientë (duke përfshirë ata që marrin inhibitorë të pompës protonike) se sa është te të tjerët, duke rezultuar me një rritje rreziku nga infarkti akut i miokardit.
Dallimi në efektivitet mund të jetë për shkak të dallimeve gjenetike në mënyrën se si organizmi metabolizon klopidogrel-in, ose për shkak të bashkadministrimit të barnave që mund të ndërhyjnë me metabolizmin e klopidogrel-it. Klopidogrel-i është bar kundër agregimit të trombociteve i autorizuar për të parandaluar ngjarjet e aterotrombozës te pacientët që vuajnë nga infarkti i miokardit, goditja iskemike ose sindroma akute koronare, ose ata në rrezik nga këto probleme. Klopidogrel është një "pro-bar" që do të thotë se më parë duhet të metabolizohet nga ana e organizmit para se të jetë biologjikisht aktiv dhe të ketë efekt në parandalimin e agregimit të trombociteve.
IMB thotë se vlerësimi i të gjitha të dhënave në dispozicion aktualisht është në proces dhe ka këshilluar profesionistët e kujdesit shëndetësor të jenë të vëmendshëm për ndërveprimin ndërmjet klopidogrel-it dhe inhibitorëve të pompës protonike (IPP) dhe potencialisht për të rritur ngjarje të padëshirueshme të zemrës si infarkti akut i miokardit.Dhënësi i kujdesit shëndetësor duhet të vazhdojë të përshkruajë klopidogrel për shkak të dobisë të demonstruar në parandalimin e trombozës së gjakut, por ata duhet të ri-vlerësojnë nevojën për fillimin ose vazhdimin e trajtimit me një IPP (p.sh. omeprazol, lansoprazol, pantoprazol, rabeprazol, dhe esomeprazol) te pacientët që marrin klopidogrel.
Reference: Advisory, Warning and RecallNotices, IMB, 12 May 2009 www.imb.ie.