Home Farmakovigjilencë Paracetamoli pas vaksinës

Paracetamoli pas vaksinës

Foshnja
Foshnja
Dhënja profilaktike e paracetamolit te fëmijët për të prevenuar temperaturën e lartë të indukuar nga vaksina, redukton imunogjenitetin e disa vaksinave të rëndomta në dy trialë, kanë thënë hulumtuesit çek.

Mbas vaksinimit inicial në muajt 3 deri 5, foshnjat të cilat kanë marrë paracetamol kanë pasur përgjigje të reduktuar imune në vaksinat kundër sëmundjeve pneumokoksike, Haemophilus influenzae tip b (Hib), difterisë, tetanusit dhe pertusisit, sipas Roman Prymula, MD, dhe kolegët nga University of Defence në Hradec Kralove, Republika Çeke.

Mbas dozave goditëse në muajt 12 deri 15, fëmijët të cilët kanë marrë paracetamol profilaktik ende kanë pasur përgjigje të reduktuar imune në vaksinat kundër sëmundjeve pneumokoksike, Hib dhe tetanusit, kanë raportuar hulumtuesit në edicionin e 17 tetorit 2009 të The Lancet.

Share