Home |
Pharmaks Agency |
Lajme |
Blog |
Kontakti |
Kërkim |
Feeds lajmesh |
PharmINDEX 2009 |
Koha e shfaqjes ka qenë mbrenda muajit të parë të trajtimit në katër raporte, mbrenda muajit të dytë në dy raporte dhe nuk është deklaruar në pesë raporte. Pesë pacientë janë rikuperuar gjatë kohës së raportimit, tre nuk janë rikuperuar ende dhe gjendja e rikuperimit ka qenë e panjohur për tre të tjerët. ADRAC ka vërejtur që një numër i barnave ka qenë i shoqëruar me glaukomë; barnat të cilat më sës shpeshti janë raportuar në TGA përfshijnë topiramatit (11 raporte), sertralinën (10), tropikamidin (7), venlafaksinën (6) dhe ipratropium bromur (5). Pasi që vetë migrena mund të shkaktojë dhembje syri, shkaktarët jo-migrenik do të duhej të merren në konsideratë te të gjithë pacientët e trajtuar me topiramat, ata të cilët raportojnë dhembje syri. Topiramati do të duhej të ndërpritet menjëherë në rast të glaukomës të indukuar-topiramati dhe tdo të duhej të iniciohet trajtimi urgjent mjekësor i glaukomës, i cili nëse dështon mund të pasojë me humbje të përhershme të të pamurit..
Referenca:
Australian Adverse Drug Reactions Bulletin,
Volume 27(2), April 2008.
Share |
< Para | Tjetri > |
---|