Arkiva
-
Dhetor, 2010
-
Shtator, 2010
-
Maj, 2010
-
Mars, 2010
-
Shkurt, 2010
-
Dhetor, 2009
-
Nandor, 2009
-
Tetor, 2009
-
Shtator, 2009
-
Gusht, 2009
|
Lulzim Sharapolli
citalopram
24 gusht, 2011 – Antidepresanti citalopram (Celexa, Forest Laboratories) nuk duhet të përdoret në doza më të larta se 40 mg në ditë për shkak të shqetësimeve se ai mund të shkaktojë ndryshime potencialisht fatale në ritmin e zemrës, paralajmëron Food and Drug Administration (FDA) e SHBA.
(1) FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe publikun që barnat inhibitorëve të pompës protonike (IPP) (përfshirë esomeprazolin, dekslansoprazolin, omeprazolin, lansoprazolin, pantoprazolin dhe rabeprazolin) mund të shkaktojnë hipomagnezemi nëse merren për një periudhë ma të zgjatur kohore (në shumicën e rasteve, ma gjatë se një vit).
25 Maj 2010. FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor dhe pacientët për revidimet në etiketat e përshkrimit dhe të dhënjes pa recetë për inhibitorët e pompës protonike, të cilët veprojnë duke reduktuar sasinë e acidit në lukth, për të përfshirë informacionet e sigurisë lidhur me rrezikun e shtuar për fraktura të çapokut, nyjës së dorës dhe të boshtit kurrizor dhe përdorimit të këtyre barnave.
FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor për 35 raporte kondriolize (nekrozë dhe shkatërrim i kërcës) në pacientët që u është dhënë infuzion intra-artikular i anestetikëve lokal (në marketing si bupivakainë, klorprokainë, lidokainë, mepivakainë, prokainë, ropivakainë) me pajisje infuzioni elastomerike për të kontrolluar dhembjen post-operative.
FDA e SHBA dhe American Regent kanë njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësorë që reaksione të tipit anafilaktik, përfshirë fatalitetet, kanë përcjellur administrimin parenteral të injeksioneve hekur dekstran.
Clopidrogrel SILVER SPRING, Md - 17 Nëntor, 2009 - FDA (Administrata e Barnave dhe Ushqimit) të SHBA-së ka paraqitur të dhëna të reja që tregojnë se inhibitorët e pompës protonike (IPP) omeprazoli (Prilosec / Prilosec OTC) zvogëlon efektin e klopidogrelit (Plavix) në gjak kundër mpiksjes nga pothuajse për gjysmë kur këto dy barna janë marrë nga pacienti i njëjtë. Pacientët në rrezik për sulm në zemër ose tru që përdorin klopidogrel për të parandaluar mpiksjen e gjakut nuk do të kenë efekt të plotë të këtij bari, nëse ata gjithashtu janë duke marrë omeprazol, prandaj, FDA rekomandon që duhet të shmanget bashkadministrimi i omeprazolit dhe klopidogrelit.
Fluoksetin 17 Qershor 2009 – FDA ka aprovuar kategorinë e etiketimit të sigurisë për ndryshime në etiketa për fluoksetinë HCl për të dhënë informata të përditësuara në lidhje me interaksionet e barnave që rrisin rrezikun për ngjarjet e padëshirueshme në relacion me serotoninën te pacientët që marrin tretman me inhibitorë selektiv të rikapjes së serotoninës (ISRS-SSRI) siç është fluoksetina. Ky informacion gjithashtu aplikohet edhe për inhibitorët selektiv të rikapjes së serotoninë-norepinefrinës (ISSN-SNIR). Më 22 prill, etiketa për Sarafem tableta (Warner Chilcott Co, Inc ) është përditësuar.
Cordarone 11 Prill 2009 - FDA (Administrata e Barnave dhe Ushqimit) të SHBA ka aprovuar revidimin e etiketës së sigurisë për amjodaron HCl (Cordarone tableta; Wyeth Pharmaceuticals, Inc) për të këshilluar dhe rekomanduar rregullimin e dozës kur administrohet me 3-hidroksi-3-metil-glutaril-CoA (HMG-CoA) inhibitorët e reduktazës, të njohur si "statina”.
ROCKVILLE, Md - Qershor 3, 2009FDA (Administrata e Barnave dhe Ushqimit) të SHBA ka njoftuar profesionistet e kujdesit shëndetësor për rrezikun e dëmtimit serioz të mëlçisë, duke përfshirë dështimin e mëlçisë dhe vdekjen, me përdorimin e propiltiouracilit (PTU) tek të rriturit dhe pacientët pediatrik.
citalopram
24 gusht, 2011 – Antidepresanti citalopram (Celexa, Forest Laboratories) nuk duhet të përdoret në doza më të larta se 40 mg në ditë për shkak të shqetësimeve se ai mund të shkaktojë ndryshime potencialisht fatale në ritmin e zemrës, paralajmëron Food and Drug Administration (FDA) e SHBA.
|
first prev next last start stop
Nga artikujt
Paralajmërim sigurie: Komisioneri i FDA, Margaret A. Hamburg, MD, ka revokuar aprovimin e Avastin'ës (bevacizumab; Genentech) për tretman të kancerit të gjinit pas konkludimit që bari nuk ka qenë i sigurt dhe efektiv për atë përdorim. Shikoni këtu
Shkruar më E martë, 22 Nandor 2011 22:29
në Flash lajme
Lexo 5564 herë
Azitromicin-rrezik nga prolongimi i QT intervalit
FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për një studim të ri duke raportuar një rritje të vogël në vdekje kardiovaskulare dhe në rrezik nga vdekja nga çfarëdo shkaktari, në pacientët e trajtuar me një kurs 5 ditor me azitromicin (Zithromax; Pfizer) krahasuar me personat e trajtuar me amoksicilin, ciprofloksacin ose pa barna.
Shkruar më E shtunë, 19 Maj 2012 02:02
në Farmakovigjilencë
Lexo 2863 herë
Lexo më shumë ...
SSRI-dozat e larta dhe aritmitë
citalopram
24 gusht, 2011 – Antidepresanti citalopram (Celexa, Forest Laboratories) nuk duhet të përdoret në doza më të larta se 40 mg në ditë për shkak të shqetësimeve se ai mund të shkaktojë ndryshime potencialisht fatale në ritmin e zemrës, paralajmëron Food and Drug Administration (FDA) e SHBA.
Shkruar më E martë, 22 Nandor 2011 21:41
në Farmakovigjilencë
Lexo 6527 herë
Lexo më shumë ...
Ondansetron-rrezik i mundshëm për QT prolongim
FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për rishikimin e sigurisë që është duke vazhduar për Zofran (ondansetron; GlaxSmithKline) për shkak të rrezikut të shtuar për zhvillimin e prolongimit QT, i cili mund të çojë deri te ritmi i zemrës abnormal dhe potencialisht fatal (përfshirë edhe Torsades de pointes).
Shkruar më E hanë, 19 Shtator 2011 05:15
në Farmakovigjilencë
Lexo 6471 herë
Lexo më shumë ...
Epoetinë alfa-modifikim dozimi
Epoetin Barnat për stimulimin e eritropoezës (BSE) në sëmundjet kronike të veshkave: Komunikatë për sigurinë e barnave - rekomandime për dozim të modifikuar Epoetinë alfa (në treg si Epogen dhe Procrit) dhe darbepoetinë alfa (në treg si Aranesp) AUDIENCA: Nefrologji, onkologji KOMUNIKATA: FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor që rekomandimet e reja të modifikuara për dozim ma konservativ të barnave për stimulimin e eritropoezës (BSE) në pacientët me sëmundje kronike të veshkave (SKVe) është aprovuar për të përmirësuar përdorimin ma të sigurt të këtyre barnave.
Shkruar më E mërkurë, 13 Korrik 2011 00:54
në Farmakovigjilencë
Lexo 5779 herë
Lexo më shumë ...
|