E mërkurë, 18 Kor 2012
 
 
E martë, 25 Maj 2010 20:06

Tramadol-ndryshim etikete I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(0 vota)
tramadol
tramadol
ShBA. 25 Maj 2010. Ortho-McNeil-Janssen dhe FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor për ndryshimet në seksionin e Paralajmërimeve lidhur me informacionet e përshkrimit për tramadol, analgjetik opioid me veprim qendror i indikuar për menaxhim të dhembjes kronike mesatare deri mesatarisht të rëndë.

Informacioni i sforcuar i Paralajmërimeve thekson rrezikun e suicidit për pacientët të cilët janë të prirur për varshmëri, që marrin trankilizerë ose barna antidepresive dhe gjithashtu paralajmëron për rrezik nga tejdozimi. Vdekjet  e ndërlidhura me tramadol janë paraqitur në pacientët me histori paraprake të çrregullimeve emocionale ose ideve ose tentimeve suicidale, sikurse edhe historive të keqpërdorimit të tankilizerëve, alkoolit dhe barnave tjera që veprojnë në SNQ. Tramadol mund të pritet të ketë efekt aditiv kur përdoret bashkë me alkool, opioide tjera ose barna të kontrolluara që shkaktojnë depresion të sistemit nervor qendror. Konsekuencat potencialisht serioze të tejdozimit me tramadol janë depresioni i sistemit nervor qendror, depresioni respirator dhe vdekja. Tramadol ka aktivitet mu-opioid agonist, mund të abuzohet dhe mund të jetë subjekt i ndjekjes kriminale.

Burimi: MedWatch

Lexo 978 herë Modifikuar për herë te fundit më E martë, 25 Maj 2010 20:12