E mërkurë, 27 Dhe 2017
 
 
Bota e papërgatitur për gripin e shpendëve pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 1
DobëtMirë 
Lajme
E martë, 13 Shtator 2005 00:00

13 shtator 2005

Bota e papërgatitur për pandeminë e gripit të shpendëve
Bota e posaçërisht disa vende aziatike, janë jashtëzakonisht dobët të përgatitura për ndaljen e gripit të shpezëve, kanë paralajmëruar ekspertët nga takimi në Maltë.

 

Klaus Stohr, ekspert i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke folur në Konferencën e 2të Europiane e cila po mbahet në Maltë, ka theksuar që është koha që vendet në pajtim me prioritetet dhe resurset materiale, të përgatisin më mirë planet e tyre në rast të pandemisë.

Sipas Stohr-it, në Azi sasi të mjaftueshme të vaksinës ka vetëm Japonia, përderisa prodhimi vjetor i vaksinës në Kinë është i mjaftueshëm vetëm për 15 milion persona.

Nëse fabrikat farmaceutike në 10 vitet e ardhshme vazhdojnë me këtë nivel të prodhimit të vaksinës, vetëm 20% të popullsisë botërore do të ketë sasi të mjaftueshme të kësaj vaksine, ka theksuar Stohr.


Share