Home |
Pharmaks Agency |
Lajme |
Blog |
Kontakti |
Kërkim |
Feeds lajmesh |
PharmINDEX 2009 |
Udhëzues për rrezitje pa rrezikuar lëkurën tuaj
Udhëzimet në vijim japin informacione themelore për mbrojtje nga rrezitja në diell
Çka është saktësisht nxirja (marrja e ngjyrës)?
Kur lëkura juaj merr ngjyrë, ajo në fakt mbron vetveten nga dëmtimet e rrezeve ultraviolete (UV) të diellit, duke shkaktuar prodhimin e një substance të quajtur melaninë.
A ekziston nxirje që mund të thuhet që është e sigurt?
Jo. Ekspozimi i çdoditshëm në diell gjatë shumë viteve vendos lëkurën tuaj në rrezik për shenja të plakjes së parakohshme (psh. rrudha të vogla, lëkurë e vrazhdët dhe njolla bojëkafe). Rezultatet e këtij dëmtimi afatgjatë mund të mos jenë të dukshme me vite të tëra. Ekspozimet e përsëritura në komponentet e dritës UV të rrezeve të diellit mund të çojnë në kancer lëkure. Ju mund të redukoni rrezikun duke u ekspozuar minimalisht në diell.
Çka janë UVA dhe UVB dhe çfarë është signifikanca e tyre?
Janë dy tipe të rrezeve brenda dritës së diellit të cilat arrijnë tokën: Drita UVA depërton madje edhe shtresat e poshtme te lëkurës dhe mendohet që shkaktojnë plakjen e parakohshme dhe rrudhosjen, sikurse edhe alergjitë e lëkurës dhe puçrrat. Rrezet UVB kanë efektin e tyre në sipërfaqen e lëkurës dhe janë përgjegjëse për djegie dielli. Tej-ekspozimi në secilin tip të radiacionit UV mund të çojë te kanceri i lëkurës.
A mundet rrezitja në diell të jetë me të vërtetë e rrezikshme për shëndetin tim?
Ekspozimi i tejzgjatur ndaj diellit mund të shkaktojë kancer lëkure dhe forma serioze e saj e quajtur melanoma malinje, mund të jetë fatale. Melanoma malinje rritet nga lyethi ekzistues, dhe i cili mund të shkojë përmes një numri të ndërrimeve të ndryshme.
Nganjëherë, ajo mund të rritet në lëkurën në të cilën nuk ka pasur më parë lytha. Nëse vëreni ndonjërin prej këtyre simptomeve, ju duhet të shkoni te mjeku juaj për kontroll të menjëhershëm.
• Lyethi bëhet më i madh;
• Ndryshon ngjyrën apo formën
• Rrjedh gjak;
• Zhvillohet duke u rritur dhe marrë formë ose kontura të pazakonshme;
• Fillon të kruhet.
Format tjera të kancerit të lëkurës të cilat mund të shkaktohen nga ekspozimi në diell janë:
Karcinoma e qelizave bazale, e njohur me emër më të njohur si “ulcera e rodentëve (brejtësve)”. Mbi 90% të këtij tipi shfaqen në fytyrë ose qafë, por ato mund të rriten në cilindo pjesë të trupit. Ajo fillon si një puçërr e vogël e rrafshët dhe rritet ngadalë, duke formuar një krater të vogël në midis. Duke u rritur ajo mund të duket si një ulcerë që nuk shërohet.
Karcinoma e qelizave skuamoze. Kjo mund të fillojë si një e ënjtur e fortë e vogël që nuk dhemb ose njollë e vrazhdët me luspa, zakonisht në pjesën prapme të dorës, ose të buzëve ose të veshit. Ajo ngadalë bëhet më e madhe dhe mund të duket gati si lyeth.
Shkoni dhe vizitoni mjekun tuaj për këshillë nëse vëreni ndonjërin prej këtyre simptomeve.
Farmacisti juaj gjithashtu mund të jetë në gjendje të ju ndihmojë. Kapja e hershme e shumicës së kancereve të lëkurës është e trajtueshme.
Pse disa njerëz marrin ngjyrën më lehtë, ndërsa të tjerët vetëm digjen?
Përgjigjja është në gjenet tuaja! Kjo vetë varet nga lëkura me të cilën keni lindur. Lëkura juaj prodhon një pigment të quajtur melaninë kur ekspozohet ndaj diellit. Është aftësia juaj për të prodhuar melaninë e cila përcakton nëse ju nxiheni lehtë. Njerëzit me flokë të çela kanë tendencë më të vogël të prodhimit të melaninës se sa ata me flokë të mbylltë. Sidoqoftë, niveli i mbrojtjes të cilën e jep nxirja është shumë e kufizuar dhe me kalimin e kohës pjesa më e madhe e dëmit është bërë.
Si mund të evitoj djegien nga dielli?
Përgjigjja e thjeshtë është – rri larg nga dielli! Por, nëse dëshironi të kënaqeni me rrezet e diellit ose nëse nuk mund ta evitoni, atëherë këshillat në vijim mund të ndihmojnë: evitoni diellin ndërmjet 11.00 PD dhe 3.00 MD gjatë Majit deri në Shtator; mbani kapelë dhe veshje të çlira të cilat mbulojnë lëkurën tuaj; mbani kujdes shtesë afër sipërfaqeve reflektuese siç janë uji, bora dhe rëra; mbani syza të aprovuara për diell (në UK BS 2724) dhe jeni të sigurt që jeni duke përdorur kremra dhe losione për mbrojtje nga dielli me SPF (Sun Protection Factor - Faktor Mbrojtjeje nga Dielli) prej së paku 15 dhe me mbrojtje nga të dy llojet e rrezatimeve UVA dhe UVB.
Pyetni farmacistin tuaj për këshilla të mëtejshme nëse është e nevojshme.
Çka është SPF dhe rangimi me yje i losioneve dhe kremrave për mbrojtje ndaj diellit dhe si të zgjedh të duhurin?
Mbrojtësit e diellit mbrojnë në dy mënyra:
• Duke reflektuar rrezet UV nga lëkura.
• Duke absorbuar rrezet UV para se ato të depërtojnë në lëkurë.
SPF është shkurtesë për Faktor Mbrojtës nga Dielli (Sun Protection Factor) – sa më i lartë është numri, aq më e madhe është mbrojtja, dhe indikon për sa kohë ju mund të qëndroni në diell pa u djegur. Lëkura e secilit është e ndryshme por ju duhet të zgjidhni mbrojtës dielli me SPF prej së paku 15 dhe me mbrojtje nga të dyja rrezatimet UVA dhe UVB. Sistemi i rangimit të rrezatimit me yje për mbrojtësit e diellit indikojnë shkallën e mbrojtjes nga UVA rrezatimi. Sa më shumë yje në paketim aq më e madhe është mbrojtja. Idealisht, ju duhet të keni për qëllim të redukoni ekspozimin ndaj UVA dhe UVB barabar, në mënyrë që të mos i ekspozoheni njërit më shumë se tjetrit, kështu që është e arsyeshme që të zgjidhet produkti i cili ofron mbrojtje superiore UVA (tre ose katër yje) dhe rang të lartë SPF.
Bleni preparat për mbrojtje nga dielli me SPF prej së paku 15 me rangim të lartë yjesh.
Si mund të kem leverdi maksimale nga losioni për mbrojtje nga dielli?
Lëkurës suaj i duhen vetëm disa minuta për të absorbuar preparatin për mbrojtje nga dielli kështu që më së miri është ta aplikoni para se të dilni në diell. Riapliko shpesh, posaçërisht mbas notit, por përcillni instruksionet në paketim. Duhet të jeni posaçërisht të kujdesshëm me regjionet e ndjeshme siç janë hunda, thimthat, veshët, shputat e këmbëve dhe nëse flokët hollohen atëherë edhe majën e kokës.
Çka nëse jam alergjik në disa produkte për lëkurë?
Disa njerëz janë alergjikë në disa preparate për mbrojtje nga dielli. Nëse jeni edhe ju, zgjidhni produktin i cili nuk përmban parfum dhe hipoalergjik dhe i cili ofron mbrojtje më të lartë UVA.
Pyetni farmacistin për këshillë nëse jeni të brengosur për efektin e preparatit për mbrojtje nga dielli.
Çka është foto-mplakja?
Kur njerëzit i janë ekspozuar tepër shumë dritës së diellit te ata mund të zhvillohen simptomet e foto-mplakjes: nishanet; njollat (sipërfaqe ngjyrë kafe në fytyrë dhe anët e sipërme të duarve); lëkurë e vrazhdët, e lëvarur dhe e meshintë; dhe rrudha si ato të syve.
Nëse mendoni që në lëkurën tuaj janë zhvilluar këto efekte, atëherë pyetni farmacistin ose mjekun tuaj për këshillë lidhur me prevenimin e dëmtimit të mëtejshëm të lëkurës dhe nëse ka në dispozicion trajtim të mundshëm.
Kush është më shumë në rrezik nga dëmtimi i shkaktuar nga dielli?
Njerëzit me punë të fushës, ata me lëkurë të çelë dhe nëpunësit e zyrave me lëkurë të zbehtë të cilët rreziten intensivisht për disa javë për çdo vit, janë ndërmjet atyre që më së shumti i nënshtrohen rrezikut nga dielli.
Lëkura e fëmijëve është më e hollë dhe më e ndjeshme sesa e të rriturve kështu që duhet pasur kujdes të shtuar për të. Foshnjat nën moshën 6 mujore do të duhej të mbahen larg diellit dhe bashkë me këtë – preparatet për mbrojtje nga dielli zakonisht nuk rekomandohen për ta, por ndihmojnë të gjitha kapelat, veshjet e përshtatshme dhe hijet.
Mbrojtja e fëmijëve nga dielli në moshën e re do të reduktojë rrezikun nga kanceri i lëkurës dhe foto-mplakja më vonë gjatë jetës.
Çka duhet të vendos në lëkurë pas ekspozimit në diell?
Përdor krem hidratant zbutës të pa-parfumosur. Kjo do të ndihmojë mbajtjen e lëkurës të hidratuar dhe të butë, por nuk do të rikthejë dëmtimin e bërë nëse e tej-ekspozoni veten.
Share |
< Para | Tjetri > |
---|