Home Farmakovigjilencë Anestetikët lokal – Raporte kondriolize

Anestetikët lokal – Raporte kondriolize

anestezia FDA e ShBA ka njoftuar profesionistët e kujdesit shëndetësor për 35 raporte kondriolize (nekrozë dhe shkatërrim i kërcës) në pacientët që u është dhënë infuzion intra-artikular i anestetikëve lokal (në marketing si bupivakainë, klorprokainë, lidokainë, mepivakainë, prokainë, ropivakainë) me pajisje infuzioni elastomerike për të kontrolluar dhembjen post-operative.

Simbas Agjencisë, anestetikët lokal (me ose pa epinefrinë) janë dhënë me infuzion për një periudhë të zgjatur kohe (48 deri 72 orë) direkt në hapësirën intra-artikulare duke përdorur pompë elastomerike. Kondrioliza është diagnostikuar mbrenda një mediane prej 8.5 muajsh mbas infuzionit. Gati të gjitha rastet e raportuara të kondriolizës (97%) janë shfaqur mbas operacioneve të krahut. Dhembja e nyjave, shtangimi dhe humbja e lëvizjes janë raportuar menjëherë muajin e dytë mbas marrjes së infuzionit. Në më shumë se gjysmën e raporteve, pacientët kanë pasur nevojë për operacion shtesë, përfshirë artroskopinë dhe artroplastikën. Nuk dihet cili faktor specifik ose kombinim i faktorëve ka kontribuar në zhvillimin e kondriolizës në këto raste.

Agjencia thotë që injeksionet njësore intra-artikulare të anestetikëve lokal në procedurat ortopedike janë përdorur për shumë vjet pa asnjë shfaqje të kondriolizës.  

FDA e ShBA thekson që anestetikët lokal janë aprovuar si injeksione për krijimin e anestezionit lokal ose regjional ose analgjezi dhe që etiketat e aprovuara për barna për anestetikë lokal nuk përfshijnë indikacion për infuzione të vazhdueshme intra-artikulare pos-operative ose përdorim të pajisjeve infuzive, siç janë pompat elastomerike. Profesionistë e kujdesit shëndetësor këshillohen që të mos përdorin pajisjet infuzive elastomerike ose çfarëdo pajisje infuzive për infuzion kontinual intra-artikular të anestetikëve lokal mbas operacionit ortopedik. Bazuar në rastet e raportuara më lartë të kondriolizës, FDA e ShBA kërkon nga fabrikuesit e anestetikëve lokal dhe të pompave të cilat do të mund të përdoren për infuzion të anestetikëve lokal të rishikojnë etiketat e produkteve të tyre dhe njoftojnë për këtë vërejtje profesionistët lidhur me këtë risk.  

Referenca:  Informacion i sigurisë, US FDA 13 Nëntor 2009

(www.fda.gov).

Share