Home Farmakovigjilencë Intron A - revokohen disa seri

Intron A - revokohen disa seri

Janar 2010; ShBA.

Intron A
Intron A
Schering-Plough ka lëshuar revokim vullnetar në nivelin e shitjes me pakicë të 15 serive të Intron A (interferon alfa-2b, rekombinant) solucionit në stilolapsat multidozë për injeksion (seria nr. 8-CO-2004, 9-CO-2001, 9-CO-2002 dhe 9-CO-2003 [6 doza nga 3 milion njësi]; 8-CO-1003; 8-CO-1004, 9-CO-1000, 9-CO-1001, 9-CO-2002 dhe 9-CO-1003 [6 doza nga1 milion njësi]; dhe 8-CO-3005, 9-CO-3000, 9-CO-3001, 9-CO-3002 DHE 9-CO-3003 (6 doza nga 10 milion njësi]).

Produkti është lëvruar ndërmjet 5 Nëntorit 2008 dhe 14 Tetorit 2009. Revokimi ka qenë për shkak të dështimit të stabilitetit në 18 muaj, duke rezultuar në riekzaminimin e profilit të pastërtisë së produktit.

Format tjera dozuese të Intron A (pluhur për solucion dhe flakonat me doze multiple) janë në dispozicion.

Share