Flash lajme

Shumë fëmijë rrezikohen nga prindërit nga përdorimi i tepruar i barnave pa recetë (OTC) për temperaturë, koll dhe flamë, tregon një studim nga Australia i prezentuar në Kongresin e FIP-it në Lisbonë. Kliko këtu 

 

PharmINDEX

  • JoomlaWorks AJAX Header Rotator
powered_by.gif, 1 kB

Home arrow Lajme arrow Lajmet mė tė reja arrow Deklarata e Konferencės nė Basel
Deklarata e Konferencės nė Basel PDF Printoni E-mail
Shkruar nga Adnan Mustafa   
Saturday, 15 May 2010

16 Prill 2010

Konferenca Internacionale “Drejt implementimit praktik të Konventës të Këshillit të Europës për falsifikimin e produkteve medicinale dhe krimeve të ngjashme që involvojnë kërcënime për shëndetin publik (Konventa MEDICRIME)", Zvicër 15-16 Prill 2010 

DEKLARATË E KONFERENCËS

DEKLARATA E KONFERENCËS

Pjesëmarrësit e kësaj Konference Internacionale të nivelit të lartë, zyrtarë të emëruar nga autoritetet e tyre shëndetësore, të forcimit të ligjit dhe të drejtësisë, institucione dhe organizata Europiane dhe internacionale, të organizuar nga Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike, Swissmedic, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin e Europës, nën patronatin e Kryesisë Zvicerane të Komitetit të ministrave të Këshillit të Europës,

1. janë takuar në Bazel, Zvicrës, më 15-16 Prill, me qëllim që të:

përparojë signifikativisht luftën kundër produkteve medicinale të falsifikuara dhe krimet e ngjashme të cilat bartin kërcënim për shëndetin publik në Europë dhe gjithandej në për botë;

promovojë mbështetje politike për implementim praktik të Konventës MEDICRIME pasi të aprovohet;

diskutojë masat dhe mënyrat për të bërë implementimin praktik të Konventës MEDICRIME; 

2. konsiderojnë që falsifikimi i produkteve medicinale dhe krimeve të ngjashme:

• shkel të drejtën për jetë siç është përfshirë në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, të proklamuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe siç është në përbërje të Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Drejtave Fundamentale (CETS Nr.5), duke u mohuar pacientëve tretmanin e nevojshëm medicinal, duke qenë shpeshherë të dëmshme për shëndetin e tyre, madje nganjëherë duke çuar deri në vdekje;

• lëshuarja pe për produktet medicinale të falsifikuara dhe të rrezikshme së bashku me rrezikun të cilat bartin për shëndetin e individëve, minojnë besimin e publikut të përgjithshëm në autoritetet shëndetësore dhe sistemet e kujdesit shëndetësor;

• janë krime të cilat kanë për cak të gjitha tipet e produkteve medicinale dhe rriten fuqishëm globalisht, për shkak të rrezikut të ultë për persekutim dhe detektim dhe fitime potencialisht të larta dhe reklamimit dhe furnizimit të tyre nëpër botë përmes internetit; 

3. mirëpresin Konventën MEICRIME, të përpiluar në patronatin e Këshillit të Europës, si një instrument i parë gjithëpërfshirës internacional i përqendruar në luftimin e të gjitha formave të falsifikimit të produkteve medicinale dhe krimeve të ngjashme që përfshijnë kërcënime ndaj shëndetit publik përmes kriminalizimit të tipeve specifike të sjelljes, prevenimit, mbrojtjes së viktimave, promovimit të bashkëpunimit nacional dhe internacional në çështjet kriminale dhe administrative dhe të cilat vendosin një mekanizëm specifik të monitorimit; 

4. nënvizon nevojën që Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, sikurse edhe Shtetet gjithandej nëpër botë të nënshkruajnë dhe ratifikojnë ose ti bashkohen Konventës MEDICRIME pa vonesë të panevojshme pasi që të Konventa të adoptohet dhe ti kushtohet rëndësi e nevojshme për implementim efektiv të saj. 

5. konsideron të rëndësishme mundësitë e dhëna nga Konventa MEDICRIME për përafrim të shteteve të cilat nuk janë anëtare të Këshillit të Europës pasi që kërcënimi për shëndetin publik që prek Konventa MEDICRIME ka vërtetë përmasa globale; 

6. mirëpret zhvillimet dhe iniciativat e dobishme botërore dhe në nivel regjional të ndërmarra nga shtetet, organizatat, sektori privat dhe shoqëria civile për të luftuar falsifikimin e produkteve medicinale, krimet e ngjashme dhe thekson që këto iniciativa do të duhej të jenë komplementare, në shpirtin e sinergjisë dhe solidaritetit;

7. i kushton vëmendje involvimit afatgjatë të Këshillit të Europës në gjetjen e përgjigjeve përkatëse për problemet serioze të cilat i bartin produktet medicinale të falsifikuara dhe kërcënimet tjera për shëndetin publik.

Azhornuar sė fundi ( Saturday, 15 May 2010 )
 
< I mėparshmi   Tjetri >

FIP Congress Lisabon

  • FIP 70'th World Pharmacy Congress in Lisbon

KNS 10

  • JoomlaWorks AJAX Header Rotator

Pharmaks Newsletters

© 2010 Pharmaks
Joomla! is Free Software released under the GNU/GPL License.