|
Barnat e kundėrmbaruara-MEDICRIME |
|
|
|
|
Shkruar nga Adnan Mustafa
|
|
Saturday, 15 May 2010 |
|
Bazel (Zvicër), 16.04.2010 – Më shumë se 140 pjesëmarrës, zyrtarë të lartë nga autoritetet shëndetësore, forcimi i ligjit dhe drejtësia nga rreth 40 shtete, organizata dhe institucione internacionale nga gjithë bota kanë ardhë së bashku më 15 dhe 16 Prill 2010 në Bazel të diskutojnë implementimet praktike të së ardhmes të Konventës MEDICRIME të Këshillit të Europës.
Ngjarja është organizuar nën patronatin e Kryesimit Zviceran të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës nga Swissmedic, Agjencia Zvicerane për Produkte Terapeutike dhe Këshilli i Europës.Këshilli i Europës për një kohë të gjatë ka qenë i involvuar në gjetjen e përgjigjeve përkatëse në problemet serioze që bartin produktet medicinale të falsifikuara dhe kërcënimet tjera për shëndetin publik. Konventa MEDICRIME është instrumenti i parë internacional i dhënë për kriminalizimin e falsifikimit të produkteve medicinale dhe krimeve të ngjashme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik dhe vendosjes së kornizës për kooperim internacional në çështjet e të drejtës penale ndërmjet Palëve që kanë të bëjnë me këtë. Konventa do të jetë gjithashtu e hapur për shtetet që nuk janë anëtare të Këshillit të Europës. Produktet medicinale në kontekst të konventës përfshijnë produktet medicinale, pajisjet medicinale sikurse edhe përbërësit aktiv dhe ekscipientët e përdorur në fabrikim të këtyre produkteve. Dispozitat substanciale të të drejtës penale të përfshira në Konventën MEDICRIME mbulojnë jo vetëm falsifikimin e produkteve medicinale por gjithashtu edhe trafikimin e tyre sikurse edhe falsifikimin e dokumenteve të ndërlidhura me produkte medicinale. Për më tepër, ato mbulojnë fabrikimin dhe furnizimin e produkteve medicinale pa autorizim. Konventa gjithashtu parasheh masat preventive përfshirë futjen e kërkesave për kualitet dhe siguri për produktet medicinale dhe masat të cilat sigurojnë distribuimin e tyre të sigurt. Këto të fundit do të përbëjnë sistem adekuat të trasabilitetit (përcjellja e trasesë së distribuimit-A.M.) të produkteve medicinale deri në burimin e tyre dhe strategjitë e menaxhimit të riskut dhe të prevenimit si trajnime multisektoriale. Masat preventive gjithashtu përbëjnë kampanjat për ngritjen e vetëdijes. Mbikëqyrjen dhe zinxhirëve të distribuimit, marrëveshjet me provajderët e shërbimit të Internetit dhe regjistratorët e domeneve. Konventa thërret Palët që të ndërmarrin masat për të mbrojtur të drejtat e viktimave, përfshirë të drejtat e tyre për kompensim nga kryesit e tyre. Rëndësia e bashkëpunimit internacional për të luftuar me sukses produktet medicinale të falsifikuara është nënvizuar në prezentime dhe diskutime.Më shumë informacione janë në dispozicion në www.coe.int/medicrime |
|
Azhornuar sė fundi ( Saturday, 15 May 2010 )
|