|
4 Shtator 2009, Stamboll, Turqi Sot zyrtarisht u hap Kongresi i 69 Botëror i Farmacisë dhe Shkencave Farmaceutike. Gati 3000 farmacistë, shkencëtarë farmaceutik, akademikë, hulumtues, studentë dhe mysafirë morën pjesë në ceremoninë e çeljes së Kongresit me pyetjen: Përgjegjësia për rezultatet e pacientit – a jeni të gatshëm?
Gjatë Ceremonisë së Çeljes, Presidenti i FIP-it Kamal K. Midha theksoi shumë aktivitete të cilat i ka ndërmarrë Federata që nga takimi i mbramë në Bazel,
duke riforcuar përkushtimin e FIP-it për implementimin e Objektivave Strategjike të cilat mbështetin Vizionin 2020 të FIP-it. Ai parashtroi para audiencës – FIP është i gatshëm, a jeni edhe ju? Fjalët e tij dhe dedikimi për ardhmërinë e farmacisë dhe shkencave farmaceutike në nivel global. Dedikimi për ardhmërinë e farmacisë dhe shkencave farmaceutike në nivel global jehuan nga Presidenti i Asociacionit të Farmacistëve të Tuqrisë Z. Erdoğan Çolak dhe Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Turqisë, Prof. Recep Akdağ. Mysafiri special Dr Hans Hogerzeil, Drejtor i Medicines Policy and Standards në Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO), përforcuan përpjekjet e përbashkëta të dy organizatave dhe theksoi progresin i cili është shfaqur në fushat siç janë lufta kundër barnave të rrejshme pasi që OBSH dhe FIP kanë filluar përpjekjet e tyre të përbashkëta. Ai gjithashtu u angazhua që në vend të marzhave tregtare, farmacistët do të ishte mirë të aplikojnë tarifat për shërbim të farmacistit (pharmacist fee-ang). Kongresin e përshëndetën me letrat e tyre Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Turqisë. Ky Kongres ishte në shenjë edhe të ardhjes për herë të parë të 600 farmacistëve, 400 prej tyre i takojnë grupit të farmacistëve të rinj nën moshën 35 vjeçare dhe të atyre që kanë diplomuar në pesë vitet e fundit. Nga Kosova në këtë Kongres morën pjesë disa anëtarë të stafit të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale prirë nga Dr.ph. Zehadin Gashi, Këshilltarët e Ministrit të Shëndetësisë: Mr.ph. Arianit Jakupi dhe Z.Flakron Sylejmani, Departamenti Farmaceutik i MSh të Kosovës, Mr.ph.Arbenita Pajaziti, Mr.ph. Fatlinda Drejta - Nënkryetare e Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, Mr.ph.Agim Çaka – Kryetar Imediat Paraprak i Shoqatës Farmaceutike të Kosovës, dhe rreth 40 farmacistë dhe personel tjetër farmaceutik. Nga Shqipëria morën pjesë mbi 10 farmacistë: Arian Jaupllari – President i Urdhërit të Farmacistëve të Shqipërisë, Prof.Dr. Besnik Jucja – Udhëheqës i Departamentit të Farmacisë të UT, Prof.Dr. Skender Durrësi, Prof.Dr. Vilma Toska – Papajani, Dr. Mirela Miraçi, Dr. Ledjan Malaj, Ela Hoti, Etleva Toga, Barjola Muhametaj, etj. Organizimin e shkuarjes së farmacistëve nga Kosova e organizoi kompania turke-shqiptare Altupharma nga Prishtina e cila gjatë gjithë kohës organizoi edhe takime shoqërore të farmacistëve nga Kosova dhe Shqipëria. Në këtë Kongres mori pjesë me prezentim edhe kolegu kosovar nga Australia, Kreshnik Hoti. |