E hanë, 17 Sht 2012
 
 
E mërkurë, 13 Korrik 2011 00:54

Epoetinë alfa-modifikim dozimi I përzgjedhur

Shkruar nga 
Vlerësoni këtë artikull
(1 Voto)
Epoetin
Epoetin

Barnat për stimulimin e eritropoezës (BSE) në sëmundjet kronike të veshkave: Komunikatë për sigurinë e barnave - rekomandime për dozim të modifikuar

Epoetinë alfa (në treg si Epogen dhe Procrit) dhe darbepoetinë alfa (në treg si Aranesp)

AUDIENCA: Nefrologji, onkologji

KOMUNIKATA: FDA ka njoftuar profesionistët shëndetësor që rekomandimet e reja të modifikuara për dozim ma konservativ të barnave për stimulimin e eritropoezës (BSE) në pacientët me sëmundje kronike të veshkave (SKVe) është aprovuar për të përmirësuar përdorimin ma të sigurt të këtyre barnave.

FDA ka bërë këto rekomandime për shkak se të dhënat tregojnë rritje të rrezikut nga ngjarjet kardiovaskulare me BSE në këtë populacion të pacientëve. Rekomandimet e dozimit të ri janë bazuar në trialët klinik që tregojnë se përdorimi i BSE për të arritur cak të nivelit të hemoglobinës ma të madh se 11 g/L në pacientët me SKVe, nuk është me leverdi të shtuar sesa caqet e niveleve ma të ulta, dhe rrit rrezikun nga përjetimi i ngjarjeve serioze të përkundërta kardiovaskulare, siç janë sulmi në zemër ose në tru.

SFONDI: BSE trajton disa tipe të anemisë duke stimuluar palcën ashtrore të prodhojë qeliza të kuqe të gjakut dhe duke zvogëluar nevojën për transfuzione gjaku.

REKOMANDIM: Profesionistët shëndetësor duhet të masin leverditë e mundshme të përdorimit të BSE për të zvogëluar nevojën për transfuzion të qelizave në pacientët me SKVe kundrejt rrezikut të shtuar për ngjarje serioze kardiovaskulare, dhe duhet të informojnë pacientët e tyre lidhur me kuptimin aktual të rrezikut dhe të leverdisë potenciale. Terapia duhet të individualizohet te pacientët dhe duhet të jepet doza ma e ultë e mundshme e BSE për të reduktuar nevojën për transfuzione.

 

Burimi: FDA Medwatch

http://www.fda.gov/Safety/MedWatch/SafetyInformation/SafetyAlertsforHumanMedicalProducts/ucm260641.htm
Lexo 479 herë Modifikuar për herë te fundit më E mërkurë, 13 Korrik 2011 00:58