E enjte, 28 Dhe 2017
 
 
Zelboraf-bar kundër melanomës pdf Shtyp Email
Renditja e përdoruesit: / 3
DobëtMirë 
Lajme
E martë, 22 Nandor 2011 16:58

Zelboraf
vemorafenib
Indikacionet: Vemurafenib është bar për terapi të personalizuar për tretman të melanomës metastazike jooperabile me mutacion BRAFV600E të detektuar me një test të aprovuar nga FDA.

Farmakologjia: Vemurafenib është inhibitor me masë molekulare të ultë të disa formave mutante të kinazës BRAF serinë-treoninë, përfshirë BRAFV600E. Vemurafenib gjithashtu inhibon kinazat tjera in vitro si CRAF, ARAF, tipi i egër BRAF, SRMS, ACK1, MAP4K5 dhe FGR në koncentrime të ngjashme. Disa mutacione në gjenin BRAF përfshirë V600E rezultojnë në aktivizimin konsekutiv të BRAF proteinave, të cilat mund të shkaktojnë proliferimin e qelizave në mungesë të faktorëve të rritjes të cilat normalisht do të mund të kërkohen për proliferim. Vemurafenib ka efekt antitumoral në modelet qelizore dhe animale të melanomave me BRAFV600E që kanë pësuar mutacion. 

Trialët klinik: Në trialin internacional të randomizuar, janë vlerësuar efikasiteti dhe siguria e vemurafenib’it në pacientët me tretman naiv, melanoma BRAFV600E mutacion-pozitive jooperabile ose melanoma metastazike të detektuara nga cobas 4800 BRAF V600 Mutation Test. Ky trial ka përfshirë 675 pacientë të cilëve ju është dhënë ose vemurafenib 960 mg oralisht dy herë në ditë ose dakarbazinë 1.000 mg/m2 IV në Ditën 1 për çdo 3 javë. Matjet kryesore të rezultatit të efikasitetit kanë qenë: mbijetesa e përgjithshme (OS) dhe mbijetesa pa progresion të sëmundjes (PFS) të vlerësuar nga hulumtuesi. Matjet e rezultateve tjera kanë përfshirë: shkallën ma të mirë të përgjigjes së përgjithshme të konfirmuar të vlerësuar nga hulumtuesi. Mediana e mbijetesës së pacientëve të cilët kanë marrë vemurafenib nuk është arritur (77% janë ende të gjallë) ndërsa mediana e mbijetesës për ata që kanë marrë dakarbazinë ka qenë 7.9 muaj (64% janë ende të gjallë). Mediana e PFS për vemurafenib ka qenë 5.3 muaj krahasuar me 1.6 muaj për dakarbazinë. Shkalla e përgjithshme e përgjigjes në grupin vemurafenib ka qenë 48,4% (*95% CI: 41,6%, 55,2%) krahasuar me 5,5% (95% CI: 2.8%, 9.3%) në grupin e dakarbazinës. 

Klasifikimi legal: Me recetë. 

Të rriturit: tableta e plotë të gëlltitet me ujë. Të merret në mëngjes dhe mbrëmje (afërsisht 12 orë ndërmjet). ≥18 vjeç: 960 mg dy herë në ditë; derisa të paraqitet progresioni i sëmundjes ose toksiciteti i papranueshëm. Modifikimi i dozës për reaksionet e padëshirueshme ose QT prolongim: shikoni literaturën. Reduktimi i dozës <480 mg dy herë në ditë: nuk rekomandohet. 

Fëmijët: <18 vjeç: nuk rekomandohet. 

Vërjetjet/Paralajmërimet: Nuk përdoret në melanomën BRAF të tipit të egër. Para tretmanit të konfirmohet melanoma BRAFV600E mutacion-pozitive me test të aprovuar nga FDA. Rreziku nga karcinoma e qelizave skuamoze të lëkurës (cuSCC): ≥65 vjeç, kanceri i mëparshëm i lëkurës, ekspozimi kronik në diell; nëse shfaqet, të kryhet ekscizioni dhe të vazhdohet me agjustim të dozës. Të bëhet vlerësimi dermatologjik para terapisë, çdo 2 muaj gjatë terapisë dhe të merret në konsideratë 6 muaj pas terapisë. Sindroma e QT të zgjatur nëse QT> 500 ms, abnormalitetet e pakorrektuara të elektroliteve ose barnat konkomitante që zgjatin intervalin QT: nuk rekomandohet. Të monitorohen elektrolitet para terapisë dhe pas agjustimit të dozës. Të monitorohet EKG në Ditën 15 të tretmanit, në bazë mujore gjatë 3 muajve të parë, pastaj çdo 3 muaj pas kësaj, ose ma shumë nëse kërkohet. Nëse QTc> 500 ms, të ndërpritet terapia, të korrektohen elektrolitet dhe të kontrollohen faktorët kardiak të rrezikut. Dëmtimet e rënda hepatike ose renale: Të monitorohen enzimet e mëlçisë, bilirubina para terapisë ose në bazë mujore ose sipas nevojës. Të bëhet monitorimi rutinor i reaksioneve oftalmologjike. Të shmanget ekspozimi në diell. Shtatzania (Kat. D); të shmanget. Të përdoret kontracepsioni adekuat gjatë terapisë edhe për së paku 2 muaj pas terapisë. Mëndeshat: nuk rekomandohet. 

Interaksionet: Substratet shoqëruese CYP3A4, CYP1A2 ose CYP2D6 me indikacione të ngushta terapeutike: nuk rekomandohen; nëse substratet CYP1A2 ose CYP2D6 janë të pashmangshme, të merret në konsideratë reduktimi i substrateve. Kërkohet vëmendje e posaçme me inhibitorë të fuqishëm konkomitant CYP3A4 (psh. antimikotikët azol, klaritromicina) ose induktorët CYP3A4 (psh. fenitoina, rifampicina). Mund të potencojë varfarinën; të monitorohet INR. 

Reaksionet e përkundërta: Artralgjia, rashi, alopecia, lodhja, fotosensitiviteti, pështirosja, pruriti, papiloma e lëkurës; cuSCC, reaksionet e rënda të tejndjeshmërisë ose dermatologjike (të ndërpritet nëse shfaqen), prolongim i QTc, uveitit. 

Prezentimi: Tableta 120

Prodhon: Genentech, USA. Anëtar i Roche Group

 

Burimi: Monthly Prescribing Reference

Share