Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
Insuficienca e zemrës bashkë me barnat të cilat rrisin frekuencën e urinimit (diuretikët) dhe posaçërisht në insuficiencë të rëndë të zemrës, barnat të cilat rrisin output-in e zemrës (digitalis)
Disfunkcioni asimptomatik i ventrikulit të majtë (frakcioni ejektues i ventrikulit të majtë ≤ 35%)
Alergjia në enalapril (maleat) ose barna tjera të të njëjtit grup terapeutik – të quajtur inhibitorë ACE; tendenca e indeve për edemë (angio-edema, gjithashtu si rezultat i trajtimit të mëherëshëm me ACE inhibitorë); ngushtimi i arterieve të veshkeve (në të dy anët ose vetëm në njërën veshke); konditat mbas transplantimit të veshkeve; ngushtimi i valvulave të zemrës, ose opstrukcioneve të tjera të qarkullimit nga ventrikuli i majtë i zemrës; rritja primare e koncentrimit të aldosteronit në gjak; sëmundja primare e mëlçisë ose çrregullime në funkcionin e mëlçisë; shtatzania; periudha e laktacionit; fëmijët (përvojë e pamjaftueshme e terapisë).
Gjatë trajtimit me enalapril, reakcionet alergjike (reakcionet anafilaktoide) të cilat mund të shkojnë deri në shok, mund të shfaqen gjatë trajtimit në dializë nëse përdoren disa lloje të membranave [poly(acrylonitrile, sodium-2-methylallylsulphonate) membranat me fluks të lartë].
Një ACE inhibitor do të duhej të zëvendësohej përkohësisht me ndonjë bar tjetër para ndërrimit të plazmës së gjakut me sulfat dekstrani (LDL-afereza) dhe para terapisë për redukimin ose eliminimin e reakcioneve alergjike (terapia e desenzitizimit) të helmeve të insekteve (psh. pickimit të bletës ose të grenzës). Përndryshe, mund të shfaqen reakcione alergjike të cilat rezikojnë jetën.
Enalapril mund të përdoret vetëm mbas konsultimit të mjekut në çrregullimet e rënda të funkcionit të veshkeve, te rritja e ekskretimit të proteineve me urinë, te çrregullimet e rënda të balansit të elektroliteve, te pacientët në dializë, te çrregullimet e sistemit imunologjik, te sëmundjet sistemike inflamatore të indit lidhor (kolagjenoza) dhe në raste të terapisë së njëkohëshme të cilat bëjnë suprimimin e përgjegjjes imune ose te barnat të cilat përmbajnë substanca aktive siç janë alopurinoli, prokainamidi ose litiumi.
Te gratë të cilat janë në moshën e fertilitetit, shtatzania duhet të përjashtohet para përdorimit të enalapril. Masa përkatëse të kontracepcionit duhet të merren nga këto gra gjatë trajtimit me enalapril.
Nëse megjithatë përcaktohet shtatzania gjatë trajtimit, kalimi në një opcion tjetër terapeutik (jo ACE inhibitor) duhet të vendoset.
ACE inhibitorët kalojnë në qumështin e nënës. Nuk ka përvoja lidhur me përdorimin e enalapril gjatë periudhës së laktacionit. Për këtë arsye ai nuk do të duhet të përdoret në periudhën e laktacionit.
Enalaprili rėndom tolerohet mirë.
Ulje e shprehur e tensionit të gjakut me simptomet siç janë marramendja, lodhja dhe çrregullimet vizuale, rrallëherë me humbje të vetëdijes mund të shfaqen nganjëherë, posaçërisht në fillim të terapisë me enalapril ose nëse rritet doza sikurse edhe te pacientët me humbje të kripës në lëngje (psh. trajtimi i mëparshëm me barna të cilat rrisin frekuencën e urinimit), insuficienca e zemrës, tensioni i lartë i rëndë i gjakut (ose tensioni i lartë i gjakut i shkaktuar nga sëmundja e veshkeve).
Mund të shfaqen nganjëherë kolli i thatë joproduktiv ose komplikimet tjera të traktit respirator, kokëdhembja, lodhja, komplikimet gastrointestinale ose reakcionet alergjike të lëkurës siç janë rashi dhe kruarja.
Edema e indeve (edema angioneurotike) me përfshirjen e buzëve, laringut, fytit dhe/ose gjuhës dhe gjymtyrëve janë vërejtur në raste të izoluara. Ju lutemi të shkoni te mjeku menjëherë në këto raste! Kjo gjithashtu duhet të bëhet nëse gjatë trajtimit shfaqen temperatura, edema e nyjeve limfatike dhe/ose inflamacioni i fytit. Këto simptome mund të jenë shenja të çrregullimit të krijimit të gjakut (e ashtuquajtura agranulocitoza) e cila kërkon nevojën e egzaminimit të gjakut.
Informoni mjekun gjithashtu, nëse vëreni ndonjë efekt tjetër anësor i cili nuk është përmendur në këtë udhëzim.
Veprimi në aftësitë për të ngarë automjetet dhe për të operuar me makina.
Posaçërisht në fillim të trajtimit, nëse rritet doza ose është bërë kalimi në këtë preparat, si dhe kombinimi me alkool, koha e reakcionit mund të ndryshojë deri në atë masë sa që të ndryshojë aftësitë për të marrur pjesë direkt në trafikun rrugor ose për të operuar me makina. Kjo veçori është individuale dhe për këtë përdorimi i tij është restriktiv.
Veprimet dhe veprimet anësore të barit mund të ndikojnë dhe të jenë të ndikuara nga barnat tjera. Është e njohur që ato përfshijnë interakcione ndërmjet enalaprilit (maleat) dhe barnave tjera të cilat ulin tensionin e gjakut, barnave kundër dhimbjeve dhe reumatizmit, barnave të cilat rrisin frekuencën e urinimit, anestetikëve (informo anesteziologun për trajtimin me enalapril), barnave për depresion, barnave për kancer dhe barnave për trajtimin e diabetit. Marrja e njëkohëshme e alkoolit rritë efektin e alkoolit. Ushqimi i cili përmbanë krypë, zvogëlon efektin e enalaprilit dhe do të duhej të shmanget. Ju lutem informoni mjekun e juaj nëse njëkohësisht merrni barna tjera.
Dozimi i enalapril përcaktohet nga mjeku për çdo pacient individualisht duke u bazuar në tensionin e gjakut.
Nëse nuk përshkruhet ndryshe, duhet të aplikohet udhëzuesi i dozimit në vijim:
Tensioni i lartë i gjakut (hipertensioni)
Doza e rëndomtë fillestare është 5mg enalapril në mëngjes. Nëse normalizimi i tensionit të gjakut nuk është arritur me këtë dozë, doza mund të rritet në 10mg në ditë enalapril. Rritja e dozës nuk do të duhej të bëhej deri mbas 3 javësh. Doza e mbajtjes është normalisht 10mg enalapril, doza maksimale është 2 x 20 mg në ditë.
Insuficienca e zemrës/disfunkcioni i ventrikulit të majtë
Doza fillestare është 2.5mg enalapril në mëngjes. Rritja e dozimit mund të bëhet gradualisht, varësisht nga përgjegjja individuale e pacientit në terapi. Doza e mbajtjes është normalisht 5– 10mg në ditë enalapril, doza maksimale prej 20mg në ditë enalapril nuk duhet të tejkalohet.
Dozimi te funkcioni mesatarisht i zvogëluar i veshkeve (klirensi i kreatininës 30-60 ml/min.) dhe pacientët e moshuar (mbi 65 vjeç)
Doza fillestare është 2.5mg enalapril në mëngjes, doza e mbajtjes është normalisht 5-10mg në ditë enalapril. Doza maksimale prej 20mg në ditë enalapril nuk duhet të tejkalohet.
Dozimi në çrregullimet e rënda funkcionale të veshkeve (klirensi i kreatininës nën 30 ml/min dhe dializë)
Doza fillestare është 2.5mg enalapril në mëngjes.
Pacientët në hemodializë marrin dozën mbas dializës.
Doza e mbajtjes është normalisht 5mg në ditë enalapril. Doza maksimale prej 10mg në ditë enalapril nuk duhet të tejkalohet.
Metoda dhe kohëzgjatja e administrimit
Enalaprili (maleati) mund të merret pavarësisht nga ushqimi me lëngje të mjaftueshme. Doza e nevojshme ditore merret normalisht në mëngjes si një dozë e njënjëshme, por nëse është e nevojshme ajo mund të ndahet në dy doza, në mëngjes dhe në mbrëmje. Enalaprili merret me lëngje të mjaftueshme (psh. një gotë ujë.
Nëse ėshtė marrė shumë pak enalapril ose ėshtė harruar tė merret, duhet tė vazhdohet tė merret siç ėshtė i përshkruar.
Mjeku i cili ju trajton përcakton kohëzgjatjen e përdorimit.
Tableta: 2.5 mg, 5 mg, 10 mg, 20 mg.
Ampula: 1.25 mg/ mL